TIRANË – Në vazhdën e reagimeve për incidentin mes deputetit Strazimiri dhe disa deputetëve të tjerë të PS, Alban Zeneli ka rikujtuar se kanë kaluar 38 ditë nga ngjarja.
Deputeti Zeneli, problematikës së dhunës në Parlament dhe çështjes “Arben Ndoka” i dedikoi hyrjen e deklaratës së tij për mediat. Por retotikës të javëve të fundit, të institucionit që përfaqëson mbi këtë temë shtoi vetëm numrin 38.
Ndër të tjera Zeneli ka folur edhe për çështjen e skandalit të Sarandës ku e ka cilësuar, Agron Canen, si krijesë e sistemit që ka ngritur Kryeministri Rama.
Më poshtë deklarata e plotë e deputetit të Partisë Demokratike Alban Zeneli. “Inkriminimi i Parlamentit, dhe përdorimi i personave me precedent penalë si instrument dhune ndaj opozitës, qëndron aty si një fakt skandaloz në politikën e vendit, sado të heshtë Edi Rama.
U bënë 38 ditë që botërisht u mësua me fakte e me prova se Rama i ka hapur rrugën për në Kuvend krimit, dhe se ai vetë dirigjon përfaqësuesit e tij, në përpjekje për ti mbyllur gojën opozitës.
Po prej 38 ditësh, Kryeministri që flet për gjithçka, nuk ka gjetur asnjë minutë kohë për një nga zhvillimet më të papranueshme në demokracinë tonë.
Edi Rama hesht se ai është krijuesi i këtij sistemi, që ka për model trafikantët, që i promovon ata kudo.
Njësoj hesht Edi Rama prej dy ditësh edhe për skandalin e Sarandës. Çiraku i Kokëdhimës që kërkon favore seksuale me të miturën, në këmbim të një vendi pune, është krijesë e sistemit që ka ngritur Edi Rama.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Para Kongresit të 8-të, unë i çova Feçor Shehut një zarf sekret, që ma dha Mehmeti dhe më 16 dhjetor në darkë, ai erdhi te vila e kryeministrit…
22 Janar, 18:24
-
Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut
22 Janar, 18:23
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA
22 Janar, 18:16
-
Chris Brown padit kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro, shkak një dokumentar
22 Janar, 18:13
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë
22 Janar, 18:00