Zeqir Sulkuqi sjell etno-jazz
dhe muzikë cigane në Tiranë

Zeqir Sulkuqi sjell etno-jazz<br />dhe muzikë cigane në Tiranë
TIRANE - Zeqir Sulkuqit dikur një pedagog i disiplinave muzikore në Universitetin e Elbasanit dhe violinist, i janë dashur 20 vjet duke punuar me formacione të vogla etno-jazz, pedagogji, si dhe me hulumtimin e kulturave të ndryshme ballkanike dhe më gjerë, derisa të vinte me një koncert në vendin e tij.

Ai kthehet me formacionin “Adriatika” që e drejton që nga viti 1997, për të dhënë një koncert me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Teatrin e Operës në Tiranë. Koncerti jepet në datën 24 shkurt, ora 19.00 e mbrëmjes. Formacioni etno-jazz ka një repertor të larmishëm që vjen pas një turi koncertesh që ka dhënë në shumë shtete si në Greqi, në Spanjë, Rumani, Serbi, Bullgari, Amerikë, etj. Koncerti sjell në Shqipëri për herë të parë një muzikë të rrymës etno-ballkanike.

Sulkuqi rrëfen për “Shqiptarja.com” përmbajtjen e këtij koncerti dhe si i arriti sfidat me muzikën etno-ballkanike. “Kam 20 vjet që kam ikur nga Shqipëria. Isha violinist dhe pedagog i shkollës “Onufri” në Elbasan, drejtues i departamentit të muzikës, isha i përfshirë në shumë aktivitete. Duhet të dini se Elbasani ka pasur një traditë të mirë muzikore dhe unë punoja edhe në ansamblin “Isuf Myzzyri”, thotë ai, duke kujtuar se nga tradita muzikore e Elbasanit është fryt tenori i famshëm Saimir Pirgu.

“Me Saimirin unë jam befasuar vërtetë, jo vetëm për mundësitë vitale të tij. Saimirin e kemi vërtetë një ambasador në botën operistike, sepse Saimiri nuk ka vetëm zërin, por ka mendjen, ka trurin, ka paraqitjen, ka ndjeshmërinë e artistit”, thotë Zeqir Sulkuqi, duke rrëfyer ndërkohë sesa e vështirë është bësh karrierë në mërgim. “Të punoja në një orkestër, kjo gjë që nuk më gëzonte shumë, dhe u detyrova që të bëja një punë më të suksesshme që të paguhesha më shumë. Ishte edhe një prirje që duhej të merrte rrugë”, pohon Sulkuqi, duke komentuar sesi nisi të udhëtonte nëpër botë grupi shqiptar i etno-jazz-it “Adriatika”, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të këtij grupi do të interpretojnë me formacionin orkestral të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në Tiranë.

Koncerti ka në program këngë e balet me koreografi të Alban Idërshinit, pedagog në Akademinë e Arteve, ku do të jetë një suitë me valle ballkanike, si dhe dy kitarat me pjesë tradicionale ruse. Do të ketë muzikë nga trevat shqiptare, nga Hungaria, Serbia, Rumania, si dhe repertori cigan i gjithë Europës Qendrore dhe Ballkanit.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit