“Nëse do të kishim tre pikët që janë hequr nga Komisioni i Disiplinës, sot do të ishim në vendin e dytë me 27 pikë në renditjen e përgjithshme. Por, të gjithë e dinë që vendimi i Disiplinës ishte i padrejtë dhe se ne u ndëshkuam padrejtësisht. Megjithatë, ne kemi bërë një edicion pozitiv deri tani duke pasur parasysh edhe problemet e fillimit.
Puna e trajnerit dhe futbollistëve është për t’u përgëzuar. Objektivi ynë është që të futemi në zonën e Evropës dhe t’i shkojmë deri në fund Kupës, pasi titulli kampion është shumë i vështirë që të sigurohet. Skënderbeu është i avantazhuar në shumë aspekte në krahasim me rivalët” kjo është deklarata e Hair Zeqirit, mesfushorit të ekipit të Flamurtarit.
Emri i vlonjatit ka qarkulluar shumë në media për një largim drejt Partizanit, Tiranës, apo Flamurtarit, por Zeqiri i hedh poshtë të gjitha zërat e merkatos. “Kam pasur oferta nga Partizani, Tirana dhe Skënderbeu, por jo direkt nga presidentët. Jam kontaktuar nga persona të dytë, apo të tretë nga klubet në fjalë duke mos e bërë serioze ofertën.
Megjithatë, unë nuk do të largohem kurrë nga Vlora, pasi i jam borxhli ekipit të Flamurtarit. Kam biseduar me presidentin Gjika, i cili na ka ofruar garanci të plotë për gjithçka duke na dhënë besim për një edicion të suksesshëm”. Vlonjati u bë shumë kohë që nuk është thirrur nga trajneri i Kombëtares, De Biasi, por a ka biseduar Zeqiri me italianin dhe çfarë i ka rekomanduar për të arritur fanellën kuqezi.
“Po, kam biseduar me trajnerin e kombëtares De Biasi, i cili më ka thënë që për të qenë pjesë e ekipit kombëtar të futbollit duhet që të luash në një kampionat më të fortë. Jam në bisedime me disa ekipe jashtë vendit, aktualisht jam duke shqyrtuar të gjitha ofertat, pasi mendoj se është kohë e duhur për të provuar një eksperiencë të re dhe për të bërë hapin e madh në Kombëtare” vazhdon Zeqiri.
Në fund vlonjati ka një koment edhe për çmimet që janë akorduar nga FSHF për futbollistët më të mirë të vitit. “Përgëzoj Danjel Xhafën për çmimin, pasi e meriton plotësisht. Nuk dua të mendoj për keq për përzgjedhjen e FSHF, pasi besoj që fituesi kalon përmes zgjedhjes së specialistëve” përfundon ai.
/Shqiptarja.com