Zëri i rrallë i Sydney Ellis, vjen 
me Jazz dhe Blues në 'Fusion'

Zëri i rrallë i Sydney Ellis, vjen <br />me Jazz dhe Blues në 'Fusion'<br>
Mbrëmjen e kaluar në në ambientet e Fusion tek ABA Business Center ka interpretuar këngëtarja Sydney Ellis. E konsideruar si një ndër zërat e rrallë të muzikës Jazz dhe Blues, Ellis mes shumë vendeve europiane ka përzgjedhur edhe Shqipërinë për të performuar për 2 netë live.

Mes duartrokitjesh të shumta këngëtarja Sydney Ellis mbrëmjen e kaluar ka ndezur skenën e Fusion me interpretimin e saj të veçantë. Për herë të parë në Shqipëri Ellis është një këngëtare që së bashku me bandën e saj interpreton muzikë të zhanrit Jazz dhe Blues. Edhe pse e nisi karrierën në një moshë të vonë, këngëtarja ka realizuar më shumë se 1500 koncerte në 27 vendë të botës. Këtë vit mes shumë vendesh europiane, edhe vendi ynë ka kënaqësinë të shijojë interpretimin e mrekullueshëm të Ellis.

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Sydney shprehet se i pëlqen shumë këtu dhe do të vintë sërish nëse do t'i jepej mundësia. "Më pëlqen shumë. Hera e parë për mua këtu dhe do doja të mësoja më shumë për shqiptarët, historinë e tyre.. Ishte burri im i dytë ai që më nxiti të vazhdoja karrierën në këtë fushë. Më tha : Ndiq ëndrrat e tua. Kur fillova të këndoja në fillim nisa vetëm blues, pasi jazz-i më dukej i vështirë. Verën që kaloi publikova një cd dhe shpresoj që së shpejti të nxjerr një DVD me performancat e mia live. Publiku këtu më pëlqeu shumë dhe do të vija sërish nëse do të më jepej mundësia", tha këngëtarja e famshme e Jazz-it, Sidney Ellis. 

Figura të njohura të ekranit dhe admirues të kësaj muzike shprehen se do të dëshironin sërish të dëgjonin këtë lloj muzike të mirë në ambiente të ndryshme në Tiranë. Performancën live të Sydney Ellis, keni mundësi ta ndiqni edhe sot ora 22:00, vetëm tek Fusion në Aba Business Center. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema