Aktori Michael Douglas dhe aktorja Catherine  Zeta-Jones janë rikthyer së bashku. Ky lajm është konfirmuar nga vetë aktori gjatë një interviste në mediat e huaja. Sipas Michael  marrëdhëniet mes tij dhe Catherine janë përmirësuar dukshëm dhe ai ndihej mjaft i lumtur për këtë fakt.

catherine zeta jones

Çifti është përpjekur të shpëtojë martesën e tyre pas 6-muajsh ndarjeje. “Jemi në rrugën e duhur për të shpëtuar martesën tonë,”-është shprehur Douglas. Zeta-Jones dhe Douglas konsiderohet si një nga çiftet më të konsoliduar të Hollivudit.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)