Zetori bie në kanal dy të vdekur në Fushë Kuqe, Dëshmitari: Djali hyri në llucë t'i shpëtonte, preku këmbën e njërit, makina i kishte zënë përmbys

Një dëshmitar ka parë të gjithë aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Fushë Kuqe. Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç kishte dalë nga shtëpia me zetor për të shkuar të punojë tokën dhe 21 vjeçari pasagjer ishte punëtori i tij.

Nuk dihet cili ka qenë shkaku ëq 60 vjeçari humbi kontrollin dhe ra në kanal.

Kishte qenë djali i tij nga Belgjika që kishte hyrë në ujë për ti dhënë ndihmën e parë por viktimat kishin humbur jetën.

“Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolën. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në llucë e ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Nga shtëpia po shkonin tek toka të punonin. Ai merrej me bostan, djali ishte hallexhi, e merrte në punë” thotë banori i zonës.


Lajmi kryesor:

Aksident i rëndë në Kurbin, zetori bie në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar (EMRAT+VIDEO)


S.G//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë