Forumi Ekonomik në Maqedoninë e Veriut, merr pjesë edhe Rama! Zaev: Thelbi i suksesit ekonomik, krijimi i korridoreve të gjelbra në Ballkanin Perëndimor

Forumi Ekonomik në Maqedoninë e Veriut, merr pjesë edhe Rama! Zaev: Thelbi i suksesit ekonomik, krijimi i korridoreve të gjelbra në Ballkanin Perëndimor

SHKUP-Në Maqedoninë e Veriut po mbahet Forumi i Parë Ekonomik. Mes pjesëmarrësve në Forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varheji, zëvendëskryeministrat e Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, guvernatorja e Bankës Qëndrore Anita Angellovska Bezhovska, ministrja e Financave të Shqipërisë, Anila Denaj, Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës të institucioneve të tjera financiare si brenda dhe jashtë vendit.

Forumi me titull: “Një agim i ri: hedhja e themeleve për stabilitetin dhe prosperitetin”, ka filluar me fjalimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i cili ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në përballimin e sfidave me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

“Ndarjet në Ballkanin Perëndimor nuk na çojnë askund. Në saj të bashkëpunimit me Greqinë, ne arritëm të integrohemi në NATO. Edhe për integrimin evropian jemi gati për të ecur para, pasi kemi siguruar mbështetjen e 26 vendeve anëtare nga 27 vende në total. Ne kemi siguruar mbështetjen e Greqisë në rrugën tonë të integrimit”, tha Zaev.

Ndërkohë që ka theksuar se thelbi i këtij forumi është rritja e investitorëve në Maqedoninë e Veriut.

“Duam të nxisim të gjithë investitorët , të sjellin fondet e tyre në Maqedoninë e Veriut.  Ekonomia ka arritur një rritje ekonomike, në raport me vitin e kaluar. Investimet në këto zonë do të ndikojnë në rritjen ekonomike, do të ndihmojnë në rritjen e të punësuarve .

Zaev ka theksuar se në këtë fazë të re të zhvillimit ekonomik, më e nevojshme është një rritje e bashkëpunimit rajonal,  lëvizjes së mallrave dhe njerëzve.

“Është e nevojshme që të zgjerojmë korridoret e gjelbra mes vendeve të Ballkanit, gjë që e arritëm gjatë pandemisë.  Ne jemi në një fazë tejet të rëndësishme të bashkëpunimit me Greqinë dhe jemi në fazat e para të krijimit të korridoreve të gjelbra”, theksoi Zaev.  

Në mesditën e sotme , kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një intervistë me moderatoren Alexia Tasouli. Së bashku me kryeministrin pjesë e këtij samiti do të jetë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Financës Anila Denaj. Sipas agjendës, në Forum do të ketë edhe një fjalë përshëndetëse nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Verhelyi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Integrimi Evropian në fokus të bisedimeve në Forumin ekonomik në Shkup! Osmani: Anëtarësimi objekt transformimi, jo transaksionesh

Një nga temat më të diskutuar në forumin e ditës së sotme ishte edhe integrimi evropian dhe fakti që për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk u arrit të përcaktohej një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ministri i jashtëm Maqedonas Bujar Osmani shprehu zhgënjimin që nuk u arrit të përcaktohej data, pasi sipas tij vendi I kishte plotësuar të gjitha standardet.

‘ integrimi nuk është një proces transaksionesh është një objekt transformimi. E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian” tha Osmani në fjalën e tij.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave e Shqipërisë Anila Denaj, theksoi se për Shqipërinë pavarësisht se nuk u përcaktua data, përpjekjet vazhdojnë.

“Ne nuk kemi humbur. Ne jemi optimist, kjo është mënyra sesi funksionin procesi. Ne do të vazhdojmë me reformat tona. Ne kemi udhëtimin tonë. Ne nivelin teknik ne po punojmë të afrojmë sa më shumë të jetë e mundur legjislacionin tonë me legjislacionin e BE”, tha Denaj.

Të zhgënjyer nga vendimi i BE-së , u shprehën edhe trupa diplomatike në Maqedoninë e Veriut.

“ Mbetëm të dëshpëruar që vendet anëtare të BE-së nuk arritën që të miratojnë kornizën negociuese në mbledhjen e djeshme, por nuk ka dyshim se vendet kanë përmbushur detyrat e domosdoshme për hapjen e bisedimeve  me Bashkimin Evropian”  u shpreh ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Marie Bërns.

Ndërkohë që ambasadori grek  në Shkup u shpreh se bashkëpunimi rajonal është tejet i rëndësishëm dhe se ata vazhdojnë të mbështesin integrimin në BE të fqinjëve të tyre. 

Ora 10:06
Osmani: Vendet e Ballkanit Perëndimor nga java e ardhshme fillojnë iniciativën B6 ! Denaj: Shqipëria ka prioritet kryesor bashkëpunimin rajonal

Në fjalën e tij ditën e sotme Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani theksoi se është e rëndësishme që të zgjerohet dhe forcohet bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor, një rajon që është i ndarë nga malet dhe pengesat gjeografike dhe më tepër edhe nga infrastruktura, duke hedhur idenë e forcimit të tregut të përbashkët rajonal.

Në anën tjetër Osmani prezantoi edhe një nismë të re të liderëve të Ballkanit Perëndimor, duke marrë shembull nga takimeve e vazhdueshme të liderëve të Bashkimit Evropian.

“ B6, në një iniciativë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ku ministrat e jashtëm të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen  vazhdimisht, duke filluar nga java e ardhshme. Ministrat e jashtëm do të takohen për të mbajtur një takim në Maqedoninë E veriut. Për t’u dhënë zgjidhje sfidave kryesore me të cilat përballet rajoni” tha Osmani.

Ndërkohë Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, theksoi se ekonomia shqiptare ka arritur të ia dalë mbanë pavarësisht sfidave të vitit të kaluar.

“ Jemi të dy vende të vogla me ekonomi të vogla. Pavarësisht dy sfidave të vitit të kaluar, kemi arritur të ruajmë një stabilitet ekonomik, duke theksuar këtu tërmetin dhe pandeminë”, tha Denaj.

Ndërkohë që theksoi se Shqipëria  ka qenë tejet aktive në tregun rajonal. Pasi për qeverinë shqiptare, bashkëpunimi rajonal , është një nga prioritetet kryesore.  

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës