Zëvendësohen me armë lodra 42 pushkët e policisë pasi janë vjedhur në Paraguaj

Zëvendësohen me armë lodra 42 pushkët e policisë pasi janë vjedhur në Paraguaj

Foto ilustruese

Menjëherë pas vjedhjes së 42 pushkëve të tipit FAL me kalibër 7,62 milimetër dhe zëvendësimin e tyre me armë lodra, policia e Paraguajit ka nisur hetimit, sipas një njoftimi nga ministri i Brendshëm, Ernesto Villamayor.

Ministri u shpreh se po hetohej për të zbardhur ngjarjen dhe se kur janë zhdukur armët, gjatë një konference për shtyp.

Incidenti është shumë i rëndë, pasi këto armë mund të ndodhen në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare, u shpreh Villamayor.

Sipas hetueseve, ata kanë vlerësuar se këto armë të fuqishme mund t’i jenë shitur grupeve kriminale braziliane në kufi për një çmim rreth 10 000 dollarë secila.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes