Zgjedhja e 32 shefave të shërbimeve në QSUT sjell reagime, 9 të tjera ende pa drejtues

Zgjedhja e 32 shefave të rinj në Spitalin Rajonal “Nënë Tereza”, ka sjellë reagime  në radhët e mjekëve. Disa prej mjekëve që ishin në garë për shef shërbimi kanë çuar në gjykatë vendimin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit.  Bëhet fjalë për Shërbimi i Kardiokirurgjisë, Dermatologjisë, Endokrinologjisë dhe Kirurgjisë Infantile. Një prej tyre është dhe dr. Florian Toti, mjek në  sherbimin e Endokrinologjisë, i cili pretendon se kandidati fitues nuk i plotëson të gjitha kriteret.

Sipas dr. Florian Totit, kriteret e vendosura në këtë garë dukshëm  favorizonin mjekët që ishin në poste drejtuese, ose kishin pasur një të tillë më parë. Sipas doktorit, ligji i Arsimit të lartë nuk i ka sqaruar mirë disa prej kritereve.

9 shërbime të tjera në QSUT kanë mbetur ende pa drejtues, kjo si pasojë e çështjeve që janë çuar në Gjykatë, dhe mungesa e kandidatëve të kualifikuar. Pritet që të ketë një ribërje të këtij procesi për këto shërbime.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen