TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Zgjedhja sot nga Kuvendi e pesë përfaqësuesve të mazhorancës në Këshillin Drejtues të RTSH-së është shoqëruar me replika mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Parashtrimin e një kërkese për interpelancë me kryeministrin, Dule e nisi me kritikat për mospërfaqësimin e minoritetit në bordin e ri drejtues të RTSH-së.
"Sapo miratuam anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, që i përkasin maxhorancës, duke shkelur sërish të drejtat e minoriteteve nacionale. Nuk mund të kuptohet një Këshill Drejtues i RTSH-së ku nuk përfaqësohet komuniteti nacional i minoriteteve", u shpreh Dule.
Në përgjigjen e tij kryeministri Rama i konsideroi vërejtjet e Dules si 'qiqra në hell', ndërsa argumentoi se ligji i ndryshuar e ka hequr nenin, që saktësonte se në Këshillin Drejtues të RTSH do të duhet të ketë dhe një përfaqësues të minoriteteve.
"Ne do të kishim pasur në Këshill jo një, por 5 minoritarë nëse do të kishin aplikuar dhe do të kishin pasur kriteret. Të kërkosh tani, ose ta konsiderosh shkelje të të drejtave të minoritetit që Këshilli që sapo u miratua nuk ka minoritarë është të kërkosh qiqra në njëfarë helli që nuk ekziston", u shpreh kryeministri në parlament. /a.s//a.ke/
/Shqiptarja.com