Nga Peshkopia, ku po vijon turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit, kryeministri Edi Rama la porosi që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PS duhet të rimarrë 3 mandatet që nuk i siguruan dot në zgjedhjet e kaluara.  Kreu i qeverisë tha po ashtu se duhet rikonfirmuar në zgjedhjet e ardhshme vendore kryetari aktual Rrahim Spahisë, pasi “do bëjë punë shumë të mira dhe ne do e mbështesim shumë”.

'Ne kemi marrë një rezultat jo të mirë në Dibër në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Nuk e kemi arritur objektivin, është një ndër të paktat zona apo qarqe ku ne nuk e arritëm objektivin tonë por patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore ku u pa shumë qartë se kur ju doni, nuk ka asnjë gjë që ju pengon të realizoni objektivin.

Mësimet e nxjerra do na vlejnë të gjithëve e jam i bindur jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore ku ne patjetër duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e Bashkisë, për të cilin dhe sot dëgjoj vetëm fjalë të mira, kjo tani duhet parë se kur thonë vetëm fjalë të mira nuk është domosdoshmërisht pozitive, mos e marrshim mësysh kryetarin e Bashkisë e mos fillofshin hedhe pritjet pas krahëve se na mori lumi. Duhet të rimarrim ato 3 mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Se ne jemi këtu për një rrugë të gjatë e për të arritur gjithë objektivat që i kemi vënë vetes”, u shpreh Rama.

Rama tha se kemi nevojë për të rinj në parti, ndërsa vuri theksin tek barazia gjinore.

 'Duke parë mirë rezultatet duke u përpjekur t’i lexojmë siç duhet duke mos u kënaqur me atë që kemi arritur dhe duke shtirë reagimin në procese ripërtëritëse të PS. Partia është një trup që duhet ripërtërirë vazhdimisht për të qenë në lartësinë e sfidës dhe ka nevojë vazhdimisht për gjak e energji të reja, për të parë përtej pikës ku ka mbërritur.

Edhe këtë herë e kemi nisur menjëherë pas zgjedhjeve të shkuar situatën në të gjitha bashkitë dhe nuk është rastësi që këtë herë procesi i zgjedhjeve në parti është ndryshe e ka një risi si rezultat i një analize të brendshme dhe një vendimi të marrë në Kongres. Është shumë e rëndësishme të rrisim shkallë e përgjegjësisë në anëtarësi lidhur me arsyet se përse jemi pesë e kësaj familjeje, qëllimet, aspiratat dhe ëndrrat e njerëzve që kjo parti duhet të përfaqësojë.

Ndaj është e rëndësishme që procesi të zhvillohet deri në fund me krijimin e mundësisë për këdo ka ambicie për një rol në parti. Siç kemi rënë dakord kudo që kemi kandidatura të mira që vlerësohen nga Komisioni i Posaçëm për të bërë seleksionimin e tyre dhe qëllon që kandidaturat janë edhe një grua edhe një burrë, ne do të vijojmë në drejtimin e partisë me bashkë drejtim. Kudo ku organizatat janë të bashkë drejtuara me barazi gjinore, rezultatet janë më të mirë’, u shpreh ai.