Zgjedhja e Joe Biden në krye të SHBA/ Si funksionon tranzicioni?

Zgjedhja e Joe Biden në krye të SHBA/ Si funksionon tranzicioni?

Donald Trump dhe Joe Biden

Duke filluar nga tani e deri në inaugurimin e tij më 20 janar, Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të fillojë të ndërtojë administratën e re, e cila do të nisë punën për realizimin e vizionit të tij politik si dhe për të trajtuar menjëherë çështjet e sigurisë kombëtare.

Zoti Biden tani mund të marrë fonde të caktuara nga Agjencia e Shërbimeve Qevertare (GSA) dhe të ketë qasje në informacionet e inteligjencës, në bazë të një ligji të vitit 1964, që ka si qëllim realizimin e një tranzicioni të rregullt të pushtetit ekzekutiv.

Ekipi i tranzicionit fitoi qasje në një domen qeveritar interneti dhe emaili, duke krijuar pa humbur kohë një faqe të quajtur buildbackbetter.gov.

Zoti Biden do të marrë informacion sekret në lidhje me kërcënimet e sigurisë kombëtare, operacionet e fshehta ushtarake dhe vendimet në pritje që mund të ketë administrata Trump për një përdorim të forcës ushtarake.

Anëtarëve të ekipit tranzicionit dhe njerëzve të zgjedhur për postet e sigurisë kombëtare do të fillojnë t’u jepen lejet e sigurisë, të nevojshme për kryerjen e detyrave të tyre. Të emëruarit kryesorë mund të marrin pjesë gjithashtu në seanca orientuese për t'i njohur ata me punën dhe praktikat e agjencive qeveritare.

Administrata Trump do të kryejë me stafin e zotit Biden ushtrime për të provuar gatishmërinë për situata emergjente.

Krerët e agjencive qeveritare do të fillojnë të punojnë me zyrtarët e tranzicionit në mënyrë që të sigurojnë një kalim të qetë dhe ekzekutim të pandërprerë të operacioneve qeveritare. Kjo përfshin fusha të tilla si komunikimi me ekspertët e shëndetit publik në lidhje me planet e shpërndarjes së vaksinave të koronavirusit.

Ekipi i presidentit të zgjedhur do të ketë në dispozicion deri në 6.3 milion dollarë për operacionet e tij të tranzicionit. Ai do të ketë qasje në hapësirat federale, duke përfshirë zyrat ku zotit Biden do t’i bëhen raportimet për çështjet e ndjeshme të inteligjencës./Voa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive