TIRANË- Komisioni parlamentar i Medias nis të premten përzgjedhjen e katër kandidatëve për kryetar të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), të cilët do të paraqesin para anëtarëve të këtij komisioni stategjinë e tyre, për drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm.
Nënkryetari i komisionit të Medias, Alfred Peza, i bëri dhe një herë thirrje opozitës që të kryejë detyrën e saj ligjore, duke u kthyer në komision.
"Kjo procedurë, që nesër do të vijojë me përzgjedhjen e 4 nga 7 kandidaturat dhe në fillim të javës tjetër do t'i jepet e gjithë koha e nevojshme opozitës të vijë të ushtrojë të drejtat e veta ligjore për të eliminuar 2 nga këto 4 kandidatë, por nga ana tjetër të katër finalistët do të ftohen në një dëgjesë të re publike", bëri të ditur nënkryetari Alfred Peza.
Nëse deputetët e opozitës do të vijojnë bojkotin, do të jenë deputetët e maxhorancës, që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të AMA-s në seancën e ardhshme plenare.
"Edhe nëse opozita nuk vjen të ushtrojë të drejtën e vet ligjore për eliminimin e dy kandidaturave, ne të katër kandidaturat e përzgjedhura zyrtarisht do t'ia sjellim seancës plenare të Kuvendit dhe të enjten e ardhshme do të kemi edhe kryetarin e ri të AMA-s", deklaroi deputeti socialist Peza.
Zgjedhja e kryetarit të ri të AMA-s i jep fund ngërçit të këtij institucioni, i cili duhet të përballet me një detyrë të rëndësishme, atë të dixhitalizimit. /ATSH/
/Shqiptarja.com