TIRANË.- Komisioni Parlamentar i Medias nis të premten përzgjedhjen e katër kandidatëve për kryetar të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), të cilët do të paraqesin para anëtarëve të këtij komisioni stategjinë e tyre për drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm.
Nënkryetari i komisionit të Medias, Alfred Peza, i bëri edhe një herë thirrje opozitës të kryejë detyrën e saj ligjore, duke u kthyer në komision. Ai sqaroi se kjo procedurë do të vijojë me përzgjedhjen e 4 nga 7 kandidaturat dhe në fillim të javës tjetër do t'i jepet e gjithë koha e nevojshme opozitës të vijë të ushtrojë të drejtat e veta ligjore për të eliminuar 2 nga këta 4 kandidatë, por nga ana tjetër të katër finalistët do të ftohen në një dëgjesë të re publike", bëri të ditur nënkryetari Alfred Peza.
Nëse deputetët e opozitës do të vijojnë bojkotin, do të jenë deputetët e mazhorancës, që do të votojnë zgjedhjen e kryetarit te ri të AMA-s në seancën e ardhshme plenare. Kjo do t'i jepte fund dhe ngërçit ne AMA, qe duhet të përballet me një detyrë të rëndësishme, atë të dixhitalizimit. /ATSH/