Kuvendi i Kosovës zgjodhi me 81 vota Justina Shiroka Pulën Presidente të re të vendit, pas një seance të jashtëzakonshme që zgjati deri pak pas mesnate. 

Analisti Valon Arifi përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në 'Sot Live në Shqipëri' tha se, kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur qëllimisht një presidente pa peshë politike.

"Albin Kurti ia arriti qëllimin të zgjedhë një president pa peshë politike, por edhe PDK ia arriti qëllimi për ligjin e ndryshuar për Dhomat e Specializuar. Vetë situata në Kosovë nuk ka qenë e mirë. Po e nxjerrin Kosovën si shtet jo serioz me këto lojëra politike. E lanë në minutat e fundit zgjedhjen e presidentit që është posti më i lartë në vend, por është mirë se nuk shkuam në zgjedhje", tha Arifi.

Sipas Arifit, Justina Shiroka Pula do të jetë më shumë për të balancuar pushtetet në vend.

"Justina Shiroka Pula do të jetë më shumë për të balancuar pushtetet . Nuk besoj se do të jetë shumë aktive politikisht siç ka vepruar Osmani", tha ai.

Në fund të intervistës Arifi shtoi se Kurti u detyrua nga protestuesit  për të zgjedhurt presidenten sesa politikisht.

"Kurti propozoi 4 emra për president derisa u arrit zgjedhja e Justina Shiroka Pulës", tha ai.