TIRANË- Në një kohë që presidenti Ilir Meta këmbëngul për variantin e tij për zgjidhjen e krizës (tre palë zgjedhje në 13 tetor) kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka ndërmend që të lëshojnë "pe" nga kërkesat e tij.

Kryedemokrati ka ripërsëritur se sipas tij, zgjidhja e krizës vjen vetëm me zhvillimin e zgjedhjeve të lira pa Ramën kryeministër  dhe dënimin e politikanëve që "vodhën" zgjedhjet, referuar këtu përgjimeve të 'Bild'.

"Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar", shkruan Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës