Të dielën zgjidhet kryepeshkopi i ri! Procedura dhe emri më i përfolur (Amaneti i Anastasit: Kishën ta drejtojë një klerik shqiptar)

Të dielën, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të ketë kryepeshkopin e ri.

Sinodi i Shenjtë do të mblidhet më 16 mars, që korrespondon me të dielën e dytë të Kreshmës për të zgjedhur Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastasin.

Sinodi i Shenjtë i Kishës do të mblidhet pas Liturgjisë Hyjnore të së dielës, ku besimtarët do të luten që anëtarët e sinodit të kenë ndriçimin të votojnë njeriun e duhur. Pasi sinodi të zgjedhë, Kryepeshkopi i ri do të hyjë në Katedrale ku siç mësohet do të japë edhe një mesazh publik. Me shpalljen e emrit të Kryepeshkopit të ri, bien kambanat në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë.

Kryepeshkopi Anastas prehet në Shqipëri në katedralen ortodokse, dhe la me testament se dëshira e tij ishte zgjedhja në krye të Kishës e një kleriku shqiptar.

5 nga 7 anëtarët e Sinodit të Shenjtë janë shqiptarë. Në Mitropolinë e Korçës, Hirësia e tij Joani; në Mitropolinë e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e tij Asti; në Mitropolinë e Apolonisë dhe Fierit, Hirësia e tij Nikolla; në Mitropolinë e Elbasanit, Hirësia e tij Andoni dhe episkopi i Krujës, Hirësia e tij Anastasi.

Anëtarët e tjerë të Sinodit janë mitropolitët e Amantias dhe Gjirokastrës, Nathanaili dhe Dhimitri, që janë shtetas grekë, por që nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

7 anëtarët e Sinodit do të votojnë të dielën për njërin prej mitropolitëve shqiptarë, ku emri më i përfolur është ai i kryepriftit më të vjetër, Hirësi Joanit të Korçës, i cili menjëherë pas vdekjes së ish kryepeshkopit Anastas u zgjodh përkohësisht në krye të Kishës.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar në Athinë. Ai udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada dhe ringriti kishën e shkatërruar nga ateizmi.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Meta uron Krypeshkopin e ri: ‘Përrallat’ në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Anastasit, morën sot përgjigjen e merituar

Meta uron Krypeshkopin e ri: ‘Përrallat’ në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Anastasit, morën sot përgjigjen e merituar