Elisa Spiropali, pjesë e grupit të punës së përcaktuar nga Partia Socialiste për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, thotë se ai që do të zgjidhet duhet të përfaqësojë frymën e një uniteti dhe të ketë interesin kombëtar dhe qytetar primarin. Kështu deklaroi në emisionin 'Kontrast' në Report Tv, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa u pyet edhe lidhur me Lulzim Bashën, ku u shpreh se ai nuk përkon me identikitin e Presidentit që po kërkohet.
'Basha nuk përkon me identikitin e Presidentit që ne kërkojmë. Kjo është e sigurtë. Sigurisht që duhet të plotësojë të gjitha kriteret e Kushtetutës, por mbi të gjitha të përfaqësojë frymën e një uniteti, pra të jenë gjëra që kanë kuptim, të kenë interesin kombëtar dhe qytetar primar, të mos fus hundën në punë politike, të mos ndërhyjë nëpër procese, të mos dale e të bëj thirrje për sqepar e për hanxhar, të mos jetë pjesë e partive politike. Shikoni Presidentin Meta dhe përfytyroni të kundërtin dhe ai do të jetë identikiti i Presidentit të ri,'- u shpreh Spiropali në ‘Kontrast’.
Ajo tha se mund të jetë edhe një grua në vendin e Presidentit dhe i vetmi kriter që duhet plotësuar është mosha, pra duhet mbi 40 vjeç.
“Mund të jetë edhe grua. Nuk është kriter gjinia, por cilësia e karakterit dhe dija. I vetmi kriter është se duhet të jetë mbi 40 vjeç,”- përfundoi ministrja Spiropali.
Duke u ndalur tek situata në PD, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, u shpreh në Report Tv, se ndjen keqardhje për PD dhe se gjatë debateve më herët në parlament, ka pasur gjithmonë batuta por kanë qenë për të vënë në dukje të vërtetën.
“Debati parlamentar e ka brenda edhe batutën edhe karikaturën. Ne kemi bërë detyrën, por si humori si batutat, nuk e kanë kaluar kurrë kufirin etik, por kanë pasur si qëllim për të vënë në dukje vetëm të vërtetën. Unë i kam parë me keqardhje zhvillimet në Partinë Demokratike,”- tha Spiropali.
Më tej, lidhur me Berishën dhe Partinë Demokratike, ajo tha se PS nuk ka asnjë lidhje me zgjidhjet e brendshme në PD. Spiropali u shpreh se PD-ja tashmë është e marrë peng dhe është gati për skrap.
“Ne as nuk shpresojmë, as lutemi, as nuk kemi punë me zgjedhjet në PD, por të jeni të sigurt që zgjedhje aty nuk ka pasi PD është e marrë peng, pasi ka shumë hekur e çelik brenda saj dhe po e çojnë për skrap PD-në. Po i heqin themelet, çatinë dhe po e çojnë për skrap pasi vetëm kjo paska ngelur brenda saj."- tha Spiropali.
Gjithashtu, ajo tha se jo çështja e një individi, por as e një partie nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet e hershme me SHBA.
“Nuk mundet që për çështjen e një individi apo qoftë edhe një partie politike, të ndikojnë në marrëdhëniet tona të hershme me SHBA. Ne i kemi kthyer dhe do i kthejmë përgjigje Berishës sepse nuk do ia arrijë dot të na destabilizojë,- u shpreh ministrja.
Spiropali tha se PS ka qenë e detyruar edhe të ‘ngrejë’ zërin pasi përballë ka pasur një opozitë të paqartë.
“Kemi qenë të detyruar të marrim këtë rol duke pasur parasysh se përballë kemi pasur një opozitë të paqartë. Kanë braktisur Kuvendin, kanë braktisur zgjedhjet lokale. Ne kemi mbajtur në këmbë Kuvendin në një kohë të vështirë apo edhe institucione të tjera. Ne jemi të detyruar ta shohim shumë mire veten në pasqyrë se ku i kemi problemet tona dhe të jemi të qartë e t’i ngremë me zë të lartë sepse kuptojmë se një opozitë e dobët nuk do të thotë një qeverisje e fortë. Përkundrazi, mund të krijojë iluzionin se qeveria është e forte është në rrugën e duhur por nëse nuk reagon sjellë pasoja të tjera pastaj. Roli ynë është të qeverisim ama roli ynë është edhe të ngremë zërin, ”- përfundoi Spiropali.
Unë mendoj,psh Prof Fatos Tarifa,do të ishte Presidenti ideal!
Përgjigju