Zgjedhja Prokuror i Përgjithshëm i Olsian Çelajt, Murrizi: Sot veproi ligji i ri, ka përgjegjësi të madhe

Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi i ftuar në emisionin '45 Minuta' me gazetarin, Denis Minga, ka folur rreth zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Vetë Murrizi ka qenë një nga deputetët që votuan pro zgjedhjes së Çelajt, ndërsa ka thënë se ishte një konsensus votimi.

'Më parë Kryeprokurorët zgjedheshin nga politika me 84 , ndërsa sot është e detyruar, se edhe nëse nuk e zgjedh, i pari i renditur nga KLP, do të jetë Prokuror i Përgjithshëm, E njëjta gjë do të ndodh me Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë. Dosjet e hapura duhet të ishin mbyll. Përgjegjësit e dosjeve duhet të kishin marrë dënimin. Në këto vite Gjykatat e Lartë e institucionet e tjera janë një me kryeministrin. Besimi i madh është një gurë i rëndë për atë që e merr. Ky sot nëse e mendon veten vasal të mazhorancës... ky është një post siç ke riskun ke edhe briskun. Çdo KÇK e ka nënë në Kuvend. Sot kemi prokuror të zgjedhur nga ligji i ri." tha Murrizi.


Lajmi kryesor:

Zgjedhja Prokuror i Përgjithshëm i Olsian Çelajt, Murrizi në '45 Minuta': Sot veproi ligji i ri, ka përgjegjësi të madhe


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja