Zgjedhja e drejtorëve të rinj në Shkodër, Rama mbledh komisionin dhe deputetët e qarkut

Zgjedhja e drejtorëve të rinj në Shkodër, Rama mbledh komisionin dhe deputetët e qarkut

Kryeministri Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë një mbledhje me një nga komisionet e ngritura, atë partiak dhe deputetët e qarkut me qëllim zgjedhjen e drejtorëve të rinj në Shkodër.

Mbledhja u zhvillua në selinë rozë, ku burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qenë të pranishëm janë Senida Mesi, Luan Harusha, Arben Pëllumbi dhe Musa Ulqini, anëtar të komisionit partiak të ngritur me këtë qëllim dhe deputetët e tjerë të këtij qarku.

Referuar po të njëjtave burime, mësohet se është diskutuar edhe zgjedhja e një emri të ri për kryetar Bashkie në Shkodër, pas largimit të Pjetrit si rezultat i fshehjes së dënimit të tij në Itali, i zbuluar fillimisht nga PD-ja, ndonëse deri më tani, nuk ka ende një emër konkret. Nga ana tjetër, dy deputetët Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi, e kanë "shfrytëzuar" këtë mbledhje për të ripërsëritur ankesat e tyre se duhen pyetur lidhur me emrat e rinj të drejtorëve në Shkodër.

Siç është bërë e ditur më herët, PS-ja ngriti dy Komisone, një partiak dhe një qytetar me 13 anëtarë (ende të pa zgjedhur), pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës. Qëllimi i tyre është caktimi i drejtorëve të rinj, pas dorëheqjes së atyre të mëparshmit me urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale, por për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

Ndërkohë, në përfundim të kësaj mbledhje, Rama do të zhvillojë një tjetër takim me dyer të mbyllura, kësaj here me drejtuesit e institucioneve në vend.

Vijon...

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 08/10/2019 08:09

    Zoti Rama ti ketyre drejtoreve qe ju ke kerkuat doreheqje.perveç disa drejtorave qe jane me ferrari e dhoj dhoj foristradash, e dine mire ato kush jane prandaj Tomes e Paulinit nuk ju pelqen fare, pa u futur tek feja?90% te tyre jane drejore te paster,shih mes vendos ndonje si tipit te Valdrinit? Shkodra ka njerez te ndershem e te paster nga ana morale,shih mire mos vendos drogagjij apo niperit e mbesat e tyre apo ndonje dashnore te ndonje drejtuesi qe e kane sjedhur shkodren mbrapsh zoti Rama futi ne site te hodhe jo sit me krunde, pastaja vjen e kerkon falje se gabuam u nxituam me shkodren dhe se fundi,ne rastese e ke seriozisht per te vendosur njerez te pastur,e te nderdhem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta