TUNIZI - Tunizia po voton sot për të zgjedhur parlamentin e saj të parë bazuar në kushtetutën e miratuar në fillim të këtij viti. Megjithëse nuk janë zhvilluar sondazhe opinioni, partia e moderuar islamike Ennahda, e cila fitoi zgjedhjet e fundit kombëtare në Tunizi në 2011-ën, pritet të fitojë kundrejt rivales së saj kryesore livberalëve të Nidaa Tounes, ndërkohë që në zgjedhje marrin pjesë edhe 69 subjekte politike nga 190 parti në vend.
Shumica e partive të mëdha kanë premtuar trajtimin e papunësisë së lartë dhe ringjalljen e ekonomisë. Tunizia është e vendosur të zgjedhë kreun e ri në mënyrë të drejtpërdrejtë, që prej largimit të Ben Ali në 2011-ën. Grupet radikale brenda Tunizisë kanë kërcënuar të prishin procesin e zgjedhjeve.
Sipas një njoftimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Tunizisë kostoja e zgjedhjeve arrin në 22,2 milionë dollarë, ndërsa për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike në këto zgjedhje do të angazhohen 80 mijë forca të rendit dhe ushtrisë.
Mbi 5 milion zgjedhës të regjistruar, pritet të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre në 10973 qendra në procesin e votimit, i cili ka nisur sot në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa rezultatet pritet të dalin të mërkurën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com