BRUKSEL- “Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë? Nuk janë në pajtim më aspiratat e Bashkimit Europian” – Është mesazhi që komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian Stefan Fule i përcjell Serbisë.

Madje Fule ka qenë edhe më i qartë, dje, kur shkruante në rrjetin social Twitter “Zgjedhjet lokale në Kosovë të organizohen nga Prishtina, në Serbi nga Beogradi.”

Ndërkohë që dje Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, me anë të së cilës kundërshton dhe kërkon moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Rezoluta e cilëson vendimin e Kuvendit të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe, më 6 maj, edhe në Kosovë si shkelje të sovranitetit dhe cenim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe kërkohet nga institucionet që të mos lejojnë mbajtjen e tyre.

Qeveria e Kosovës ka kontaktuar dhe me faktorët ndërkombëtar, duke ua bërë me dije që sjelljet e tilla janë të papranueshme.

fule mesazhi ne twitter

(sg/shqiptarja.com)