Njëjtë si kryeministri Edi Rama këmbëngul se 30 qershori është i padiskutueshëm, edhe presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat tha se nuk do të ketë zgjedhje në atë datë, pa pasur dekret të presidentit.
I pyetur a ka konflikt interesi, përsakohë përfituese direkt është bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Meta ju drejtua qytetarëve duke u thënë të mos bëhen qesharak. Referuar institucionit që mund të gjykojë dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, vendim i paparashikuar në asnjë pikë të kushtetutës, Meta tha se këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë një vendim i Kushtetueses në 2017-ën kur presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani shtyu me një javë zgjedhjet pas marrëveshjes politike të 17 majit Rama-Basha, thoshte se dekretin mund ta gjykonte Gjykata Administrative ose Kolegji Zgjedhor, dhe se kjo nuk ishte në kompetencë të tyre, pra të Kushtetueses.
"Mos u bëni qesharakë, në Shqipëri ka vetëm një institucion që shpall zgjedhjet dhe ky është Presidenti. Mos u lodhni kot duke shpikur institucione, vendimet e tij i gjykon vetëm Kushtetuesja. Mund t'i çoni në Administrative apo Kolegj, apo po të doni edhe në Skrapar. Por zgjedhje nuk ka dhe nuk do të ketë pa dekretin e Presidentit", tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta kundër ndërkombëtarëve: Nuk e njohin Kushtetutën...Unë jam presidenti që vendos! (VIDEO)
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nuk ndal sulmet për Altin Dumanin as nga burgu: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor, 14:45
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor, 16:59
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30