Zgjedhje pa Ramën? Aleatët e Bashës kundër bojkotit, flasin për Report Tv Shehu e Mediu

Në fillim ish-kryeministri Sali Berisha dhe më pas Lulzim Basha, thonë se opozita nuk mund të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Me idenë e largimit të Ramës pajtohen edhe aleatët e Bashës por nuk janë dakord me idenë e bojkotit të zgjedhjeve.

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së thotë se vota është e vetmja mënyrë për të ndryshuar realitetin aktual politik.

“Opozita duhet të hynë në zgjedhje, kjo nuk diskutohet. Pushteti në Shqipëri edhe kur shkëmbëhet do shkëmbëhet nëpërmjet votës. Kush shtyn me idenë që këtu të nxisim rrëmyja, protesta me armë e kështu shprehish, këto janë të gjitha debate të kota, të panevojshme që e dëmtojnë opozitën”. 

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së

Mbi nevojën e procesit zgjedhor shprehet edhe kreu i republikanëve.

“Nuk ka rrugë tjetër për të ndryshuar realitetin përveç se përmes procesit zgjedhor. Çështja është që shqiptarët kanë nevojë të kenë zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme ku qytetarët vendosin kush drejton nivelin lokal apo nivelin qendror. Rama ka qenë manipulator me zgjedhjet. Sa kohë do të jetë Rama në pushtet nuk mund ta kemi këtë klim për zgjedhje të lira dhe të ndershme” 

Fatmir Mediu, kreu i PR-së

Të pyetur për mundësinë e një marrëveshjeje të re, duket se ka ndarje mes dy aleatëve të PD-së. Dashamir Shehi është i prerë në përgjigjen e tij:

“Pas historisë së hidhur që patëm me një marrëveshje, një marrëveshje naïve që vunë 4 ministra dhe 10 drejtorë që nuk bënë asnjë punë, se edhe nuk mund të bënin edhe sikur të ishin burra të zotë, ishte një gabim i rëndë i zotit Basha. Unë mendoj që nuk do ta përsërisim”

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së

Ndërsa Mediu është pro një marrëveshjeje e kësaj natyre:

“Nëse një marrëveshje synon për të mbulur këtë realitet të papranueshëm apo për të krijuar raporte të cilat janë preferenciale për individë të ndryshëm, unë mendoj se këto marrëveshje janë të dëmshme. Çdo marrëveshje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është padyshim një marrëveshje e mirëpritur”

Fatmir Mediu, kreu i PR-së

Për largimin e Ramës nga posti kryeministror Dashamir Shehi e sheh vetëm këtë rrugë:

“Automatikë ne nuk përdorim, kështu që qytetarët shqiptarë, nëse ky i ka mërzit duhet të dalin dhe të reagojnë ndaj kësaj qeverie. Jam i sigurt që ditën që do reagohet seriozisht me mijëra njerëz në shesh, Rama dhe banda e tij ikin”.

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së

Ndërsa kreu i republikanëve kërkon stabilitet brenda radhëve opozitare.

“Opozita nuk mund të jetë një mundësi për të hipur dhe zbritur secili sipas interest të momentit por duhet të jetë një opozitë e qendrueshme për interesa të qytetarëve për të ndërtuar shtetet dhe jo për të marrë pushtet”

Fatmir Mediu, kreu i PR-së

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiranasi: 29/09/2018 02:32

    o Dasho o pijanec qe nga pija te eshte shtremberu goja A e shef veten mbas intervistes ne Televizion se cfare mostro je bo mer Handikapak del ti edhe flet Po kush je ti mer Pijanec qe ke 28 vjet tu honger dhe tu pi qyl qe nuk i ke thone punes Meraba Apo tani qe ta hoqen grune nga puna per pislliqet e aferave te ndyra dhe del e shah Edin dhe Qeverine Po kjo Qeveri bashke me Edi Ramen po bejne shtet mer tallagjar shtet per ne Qytetaret e pa mbrojtur nga Klika Berishiane e Bashkane Hik mer Pijanec e mos dil ne asnje ven me fol mer ato leket Qyl e shko ri te kafja se nuk je per asnji gjo

    Përgjigju
  • populli: 28/09/2018 17:40

    PO KUSHE ju pyete ju tradhetaret e kombite plera a po i harruate ato qe i keni bere keti populli ,,po si harrojme ne more plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër