Zgjedhje paralele lokale në 2013 dhe forma tjera të rezistencës kërcënojnë banorët e komunës rurale maqedonase Drugovë në rajonin e Kërçovës. Banorët e kësaj komune me popullësi shumicë maqedonase përmes një shoqate “Ardhmëria” apeluan përmes një njoftimi se nuk do të lejojnë që komuna e tyre rurale Drugovë t`i bashkëngjitet komunës së Kërçovës, sipas Ligjit për ndarjen e territoriale dhe decentralizimin, shkruan sot e përditshmja “Dnevnik”.
Në bazë të kësaj marrëveshje, katër komunat rurale Drugovë, Zajaz, Osllomejë dhe Vraneshticë në vitin 2013 duhet ti bashkëngjiten komunës së Kërçovës, me ç`rast me kufijt e zgjeruar shqiptarët do të bëhen popullsi shumicë.
Me këtë bashkëngjitje, komunat e Kërçovës do të jetë me popullsi dominuese shqiptare, për dallim deri tani që popullsia shqiptare në këtë komunë urbane është rreth 20 për qind, për shkak se shumica e popullsisë shqiptare është e koncentruar në komunat rurale.
Shoqata “Ardhmëria” kërkon që të mos ndodhë bashkimi i tyre me Kërçovën dhe se paralajmërohen masa radikale për të rezistuar. Paralajmërimet janë për mbajtjen e referendumit, zgjedhje paralele, bllokada të rrugëve, mbyllje të ujësjellësit Studençicë ( me ç`rast pa ujë do të mund të ngelin Prilepi, Krusheva, Kërçova, Makedonski Brodi ) si dhe bllokimi i termoelektrantës “Osllomej”.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com