Zgjedhje të reja për Kreun e
Mitrovicës së Veriut, Pantiç s'firmos

Zgjedhje të reja për Kreun e<br />Mitrovicës së Veriut, Pantiç s'firmos
Ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviç, ka deklaruar për televizionet serbe se do të përsëriten zgjedhjet për Kryetar komune në Mitrovicën e Veriut. Kështu do t’i propozojë ai Qeverisë së Kosovës, e cila sot pritet ta japë vendimin.

Krstimir Pantiç, i cili kishte fituar garën zgjedhore për ta udhëhequr Mitrovicën e Veriut, duket se do ta kthejë mbrapa tërë procesin, pasi që të dielën nuk pranoi ta nënshkruajë deklaratën e betimit.

Me arsyetimin se ajo përmbante logon dhe mbishkrimin e Republikës së Kosovës, sado që ato ishin mbuluar me një letër-ngjitëse, Pantiç refuzoi ta marrë zyrtarisht në këtë mënyrë mandatin e Kryetarit.

Ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviç, ka deklaruar për B92 se do të përsëriten zgjedhjet për Kryetar komune në Mitrovicën e Veriut.

Vendimin për këtë pritet ta japë nesër Qeveria e Kosovës, pasi ta ketë pranuar raportin për ecurinë e seancave inauguruese për katër komunat e veriut nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Për shkak të refuzimit të Pantiq për ta marrë mandatin, Ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviç, do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës që qytetarët e Mitrovicës së Veriut ta rizgjedhin Kryetarin e ri, raportojnë mediat kosovare.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane