Zgjedhjet 2011, Prokuroria mbyll
hetimet: Në Vllahinë u falsifikuan listat

Zgjedhjet 2011, Prokuroria mbyll <br />hetimet: Në Vllahinë u falsifikuan listat
TIRANE - Kthehen sërish në vëmendje zgjedhjet e 8 majit të vitit të kaluar dhe akuzat për manipulime të tyre. Pikërisht sot Task-forca e prokurorisë së Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale ndaj përgjegjësi të zyrës së Gjendjes Civile të Komunës Vllahinë në Vlorë, shtetasin Ariton Shoraj.

Sipas hetimeve të prokurorisë përgjegjësi i zyrës civile në Vllahinë ka falsifikuar të dhënat e listës së zgjedhësve të kësaj komune duke konsumuar kështu elementë të veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

“Nga i pandehuri Shoraj, janë pasqyruar të dhëna të rreme, duke shtuar në mënyrë fiktive emrat e rreth 424 zgjedhësve, të cilët pretendohet se janë transferuar me vendbanim në Komunën Vllahinë, por, që nuk kanë rezultuar në listat paraprake të zgjedhësve. Po kështu, është konstatuar se dokumentacioni i përdorur për regjistrimin e këtyre shtetasve në Zyrën e Gjendjes Civile të Komunës Vllahinë, është i falsifikuar dhe se këta shtetas nuk kanë patur dijeni për transferimin e tyre në regjistrat e gjendjes civile të kësaj komune”, - thuhet në dosjen që ka përfunduar në Gjykatë, në ngarkim të të pandehurit Ariton Shoraj.

Kallëzimi për manipulimet me listën e zgjedhësve ishte bërë një vit më parë nga kandidati i Partisë Socialiste, i cili pavarësisht manipulimeve, arriti të zgjidhet si kreu i Komunës Vllahinë.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit