TIRANË-Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur 8 emrat e gjyqtarëve, të cilët do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor. 8 gjyqtarët e përzgjedhur janë 2 gjyqtarë dhe 6 gjyqtare, konkretisht Sokol Ibi, Emona Muçi, Asim Vokshi,Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri , të cilët u përzgjodhën mes 16 kandidatëve.
Shorti 'la jashtë përzgjedhjes' emrin e Ardian Dvoranit, i cili ishte mes 16 kandidatëve të miratuar për të marrë pjesë në garë.
Kolegji Zgjedhor që do të vlerësojë procesion zgjedhor të 2021 dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me zgjedhjet. Prej disa muaj kolegji aktual ishte jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve dhe shkarkimit nga procesi i vettingut të disa prej tyre.
Përzgjedhja u bë me short ku emrat e pretendentëve u futën në gogla dhe u tërhoqën një e nga një përpara kamerave, përfaqësive politike, gjyqtarëve e ndërkombëtarëve.
16 kandidatët në garë ishin Ardian Dvorani, Manjola Xhaxho, Gentian Medja, Sokol Ibi, Klodiana Mema (Veizi), Margarita Buhali, Ardian Dvorani, Asim Vokshi, Artur Kalaja, Enton Dhimitri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Eriol Roshi, Edlira Petri, Ornela Naqellari, Esmeralda Çeka (Xhili) dhe Rexhep Bektheshi.
Kushti që gjyqtarët duhet të plotësonin për të qenë anëtar kolegji ishte kalimi i vettingut në të dyja shkallët, shkalla e parë KPK dhe atë të Kolegjit të Apelimit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet parlamentare, drejt kutive në 4 ose 11 maj 2025! KQZ dhe OSBE nisin edukimin e të rinjve për të votuar! Zgjidhen 8 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor
16 Shtator, 17:12
-
Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor, KLGJ hedh shortin me gogla
16 Shtator, 12:53
-
Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, i hapet rruga betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak
9 Shtator, 17:22
-
KAS njohu Vangjel Tavon kryetar, ‘Bashkë Fitojmë’ çon në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Himarë! Kërkojnë ndryshimin e vendimit
30 Gusht, 14:05
-
114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjore, më shumë ndihmës ligjorë! Qeveria: Gati të japim paratë
20 Maj, 13:16
-
KQZ: Identifikimi elektronik dështoi në 12% të qendrave të votimit
13 Mars, 22:19
-
Kolegji Zgjedhor lë në fuqi gjobën 93 000 lekë ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako
6 Mars, 11:08
-
Carlo Bollino: Në emër të Çlirim Gjatës, gjykatësja legalizon llumin e shpifjeve dhe të sharjeve në Shqipëri!
20 Shtator 2023, 16:39
-
Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e 'BF' për bashkinë e Kuçovës! Lefter Maliqi: Vendim politik, fitoi krimi e korrupsioni
30 Qershor 2023, 10:26
-
Kolegji Zgjedhor vendos rinumërimin e 18 kutive për bashkinë e Kuçovës! Maliqi: Zgjedhjet të shpallen të pavlefshme
23 Qershor 2023, 19:00
-
Kolegji Zgjedhor vendos rinumërimin e 18 kutive për bashkinë e Kuçovës! Maliqi dhe 'BF' kërkojnë shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve
23 Qershor 2023, 10:26
-
Kolegji Zgjedhor rrëzon Berishën dhe Metën, s’ka ripërsëritje zgjedhjesh në Elbasan! Ankimin e BF dhe Maliqit për Kuçovën i bashkon në një
20 Qershor 2023, 16:31
gentjan medja se ka kaluar apelin...apo e kalon tani qe do i sherbeje partise !
Përgjigju