Zgjedhjet 2025/ Sondazhet e PS tregojnë rritje të elektoratit gri, Rama 'i shqetësuar'! Mesazhi për socialistët dhe porosia për votën e diasporës

TIRANË-  Për socialistët që kërkojnë mandatin e 4 qeverisës, në këto zgjedhje, sfidë për ta duket se do të jetë vota e diasporës. Në 1 orë e 15 minuta që kryeministri Rama mblodhi kryetarët e bashkive socialiste dhe drejtuesit e qarqeve ky ishte mesazhi kryesor i tij.

Fokus tek vota e diasporës, maksimizim i pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje dhe identifikim nga çdo bashki i qytetarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Jo vetëm! Duhet bindur elektorati gri. 

Bazuar në rezultatete sondazheve brenda PS shefi i qeverisë është shfaqur i shqetësuar nga rritja e numrit të votuesve që bëjnë pjesë në grupin asnjëanës. Prandaj ka kërkuar që vëmendja e lufta të përqëndrohet këtu për të mos lënë që vota e elektoratit gri të shkojë te PD e as te partitë e reja që kanë dalë në skenën politike. 

Kjo nuk është hera e parë që përsëritet kjo kërkesë. Edhe në retreat-in që u zhvillua të premten e kaluar në Elbasan u është bërë me dije deputetëve socialistë se sondazhet e 10 viteve të fundit nga 2014 në 2024, tregojnë se elektorati i PS ka rënë.

Analiza e PS-së në pushtet prej 2013, tregon po ashtu se votuesit e humbur nuk kanë shkuar te kundërshtari politik, por janë tek elektorati gri. 

Për këtë arsye fokusi i socialistëve është që të bindin elektoratin gri që të votojë për ta në zgjedhjet e 2025 dhe programi i tyre mban emrin: “beteja votë më votë”.

Vota e diasporës
Të sprovuar me terrenin dhe me 11 vite qeverisje mbi supe, socialistët kalë beteje në këto zgjedhje do të kenë edhe votën e emigrantëve shqiptarë që për herë të parë do të kenë mundësinë të zgjedhin për qeverisjen e vendit të tyre.

Së shpejti Taulant Balla që kryeministri Rama e ka sfiduar me një detyrë jo fortë të lehtë pritet të nisë takimet me diasporën, në mënyrë që deri në pranverë, kur të mbahen zgjedhjet parlamentare të ketë siguruar për partinë e tij rezultate të kënaqshme.

Si për herë të parë, kryeministri Rama nuk ka nxituar të kërkojë nga skuadra e diasporës një numër votash, si objektiv që ia ka vendosur ekipit të tij para çdo palë zgjedhjesh, por është mjaftuar vetëm me angazhimin maksimal.

Regjistrimi i emigrantëve që do të duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 2025-ës do të nisë në janar dhe do të përfundojë në mars, ndërsa vota e tyre, e cila do të dërgohet me postë në adresë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të përllogaritet në qarkun ku këta shtetas shqiptarë kanë patur vendbanimin e fundit.

EMRAT E DREJTUESVE TË PS NË QARQE
Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhë- Ulsi Manja
Kukës- Pandeli Majko
Dibër- Blendi Gonxhe
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Cuçi
Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:20
'Energji fitoreje’, Rama publikon pamjet nga takimi me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi i sotëm (17 shtator) me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shprehet optimist për një energji fitoreje.

“Sot me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën. Organizim, Angazhim, Energji fitoreje”, shkruan Rama.

 

 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ricardo: 18/09/2024 13:45

    Gjithe difekti qendron ne mos perkrahjen e pensionisteve dhe lenien e tyre pas dore ! Ai 4.1% ka per tju rene pas koke ne zgjedhje sepse gjithe keto rezultate madheshtore si nuk u pasqyruan sado pak per nje rritje sado te vogel por vetem gjoja indeksim per nje 700 lekesh kur shendetsia I ka rritur barnat deri ne 4000 leke te reja.Po rrogat e deputeteve deri ne 5 miljon si dolen ? Pergjegjsia eshte direkt ketu e Edi Rames dhe kot shtrengon te tjeret ! Jane merzitur edhe militants e PS, pale kundershtaret qe duan ta hane te gjalle !Ketu eshte ABC e punes dhe mos kerkoni qiqra ne hell! Jane 720 mije pensioniste dhe po te jene nje mendje I fitojne ata zgjedhjet !!!

    Përgjigju
  • Administrata: 18/09/2024 09:37

    Me keta spurdhjeq qe drejtojne ne zyrat e shtetit sikur ta kene pronen e babes me arrogance e fodullek do keni nje reshkitje te tmershme.Eshte bere puna e shtetit e padurueshme prandaj gishtin kokes

    Përgjigju
  • Marko: 18/09/2024 09:16

    Votoni kunder te dashur lexues, cdo zgjedhje, mos u mashtroni nga pushtete qe vetem duan te vjedhin kete vend. Pls mos votoni me me tifozllek. Respekte

    Përgjigju
  • Opozitar me cdo Qeveri: 18/09/2024 09:02

    Rama qe ne fillim te mbuloj llumi makuteria dhe hajduteria ti nuk e meriton te drejtosh vendin me banden e kusarve qe ke ne cdo nivel administrate Shqiptare,ke nje fat te madh tu dhe banda jote e hajdutve qe perballe keni gogolin Sali Berisha, Ndoken, Bashen Meten dhe gjithe tufen e gomerve te PD. Shkurt jemi vend i mallkuar por ne kete rast ju jeni e keqe e madhe e perseris e madhe qe fitoni sepse keni perballe te keqe po aq te madhe dhe te mbushur me budallenj. Mjer Shqiptaret.

    Përgjigju
  • Po humbni dhe socialistet: 18/09/2024 08:13

    Jo vetem elektoratin gri po dhe une si socislist nuk ju votoj me. Rritja e taksave per bizneset e vogla ishte vija e kuqe per mua.

    Përgjigju
  • Alba: 18/09/2024 08:11

    Aman o njerez si nuk mesuat sa iken njeri vjen tjetri. Votoni tjetrin pra, po jo PD, ke te doni tjeter.

    Përgjigju
  • tex: 17/09/2024 23:22

    ju lutem cdo vote per ps.asnje vote per opozitën dhe per me tepër asnjë per partite e reja.edhe 20 vjet te tjera ti kemi ne ball.te na rroje partia e i pacim sa malet.keta te hane e ne te mbledhim berthamat e kumbullave qe jua hane prapa kraheve.perpara..

    Përgjigju
  • enver h: 17/09/2024 21:39

    JEP DOREHEQJEN O EDI RANA O HAJDUT I QELBUR....O PLEHRE...

    Përgjigju
  • Emigrant: 17/09/2024 21:36

    Rama duhet te bleje shtepi perballe qofte largut Sali edhe te protestojne me radhe nje dite njeri nje dite tjetri se per te qeverisur keta e kane trguar fytyren e tyre o njerez zgjohuni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën