Zgjedhjet, aleatët presion Edi
Ramës: Duam të jemi deputetë

Zgjedhjet, aleatët presion Edi <br />Ramës: Duam të jemi deputetë
TIRANE - Aleatët e Partisë Socialiste nuk janë qetësuar ende në lidhje me pozicionin e tyre në koalicionin e majtë dhe kryesisht në atë që mund të përfitojnë dhe me të drejtë nga ky grupim politik, për të barazuar votat me mandatet.

Dhe pse disa ditë pasi kanë zhvilluar tryezën e opozitës, ku kanë marrë pjesë 33 parti politike të koalicionit të majtë dhe kanë rënë dakord për marrëveshjen tip të koalicionit, ende disa prej aleatëve të PS kanë rezerva në lidhje me mundësinë e tyre për të qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Madje disa herë, në media me prononcime publike apo në debate televizive, ata janë shprehur pro përfshirjes së emrave të tyre në listat proporcionale të kandidatëve për deputetë të PS, në renditjen preferenciale dhe të sigurt për të qenë pjesë e Kuvendit.

Pikërisht një dëshirë e tillë e këtyre partive të koalicionit, e shprehur dhe publikisht dhe në media ka bërë që kreu i PS dhe i opozitës Edi Rama t’i takojë krerët e këtyre partive për të diskutuar me ta, në përpjekje për të arritur një akord në mënyrë që marrëveshja në ditët e ardhshme të jetë sa më e lehtë për t’u nënshkruar pa kontestime.

Kështu, në këto ditë kreu i PS Rama ka zhvilluar kontakte bilaterale me kreun e PDS Paskal Milo, me kreun e PSV ’91 Petro Koçi, kreun e G99 Ervin Mete dhe kreun e PSM Gjergji Koja, që kanë shprehur vullnetin e tyre për të qenë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të PS, në pozicione preferenciale, duke nënvizuar se kjo përputhet dhe me peshën e tyre elektorale në zgjedhjet e fundit dhe që pritet të rikonfirmohet dhe në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Mësohet se kreu i PS Edi Rama ka nënvizuar faktin se marrëveshja e ofruar që përmban pragun e votave për të qenë pjesë e qeverisjes së ardhshme si dhe për të ndihmuar me votat e PS pas presjes dhjetore aty ku aleatët e saj arrijnë të performojnë për t’ia afruar mandatit të deputetit, duke këmbëngulur sërish në faktin se do diskutohet dhe me partnerët e tjerë të koalicionit për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme.

Por burimet brenda PS bëjnë me dije se kreu socialist Rama nuk mendon të përfshijë në listat e kandidatëve për deputetë të PS emrat e krerëve të koalicionit, pasi minimalisht bazuar dhe në rezultatet më të fundit të tyre do të duhej që së paku krerët e 12 partive aleate ti përfshijë në këto lista, duke pasur parasysh peshën e partisë së Kojës dhe Metes, të cilët kërkojnë një vend të sigurt te PS.

Ndërkohë që ndonëse në mënyrë indirekte, dhe kreu i PSD Skënder Gjinushi nuk është se është shprehur kundër përfshirjes së emrit të tij në listat proporcionale të PS për kandidatë për deputetë të zgjedhjet e 23 qershorit, ndonëse në zgjedhjet e vitit 2009 PSD e Gjinushi ka marrë afër 27 mijë vota, duke pasur një peshë elektorale të konsiderueshme.

Pesha elektorale e PDS së Milos është mbi 10 mijë vota, ndërsa e G99 të Metes është afër 13 mijë vota. PSV ‘91 e Petro Koçit e PSM e Gjergji Kojës, përkatësisht kanë mbi 6 mijë vota dhe mbi 5 mijë vota, ky i fundit në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, e bën shumë të vështirë vendimin e kreut të opozitës Rama që të përfshijë në listat e PS për kandidatë për deputetë krerët e partive politike me këtë rezultat në zgjedhjet e fundit, duke i qëndruar strikt marrëveshjes së disa ditëve më parë me krerët e 33 partive për të qenë brenda një pragu votash që mundësojnë përfshirjen në qeverisjen e ardhshme me poste ministri zv.ministri apo drejtori.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013

Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten