Zgjedhjet, Berisha 4 vite më parë:
Nuk na duhet votimi elektronik
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE më ka thënë që keni sistemin më të saktë në numërim. Shqiptarët votojnë. Ka një votim familjar, duhet ta luftojmë atë, por këtë e kanë edhe vendet e zhvilluara”, u shpreh atëherë Berisha.
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje në 18 Qershor pa votim elektronik. Ndërsa partnerët ndërkombëtarë dhe
OSBE/ODHIR janë shprehur qartë kundër kësaj mënyre votimi, të cilësuar si të parealizueshme teknikisht në më pak se pesë muaj që kanë mbetur deri në votime, duket se partia e drejtuar nga Lulzim Basha është e vendosur të krijojë një tymnajë, teksa përgatit alibinë e saj për humbjen e pritshme zgjedhore.
Pikësëpari, kundërshtari më i madh i votimit elektronik është Sali Berisha. Katër vite më parë, Sali Berisha u pozicionua kundër votimit elektronik, ndërsa firmosi anulimin total të projektit pilot që do të gjente zbatim në Tiranë dhe në Fier. “Shqiptarët duhet të jenë krenarë me sistemin e numërimit që kanë.
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE më ka thënë që keni sistemin më të saktë në numërim. Shqiptarët votojnë. Ka një votim familjar, duhet ta luftojmë atë, por këtë e kanë edhe vendet e zhvilluara”, u shpreh atëherë Berisha.
Po ashtu, Berisha ka renditur edhe disa argumente kundër votimit elektronik. “Na doli që në Londër, në kryeqytetin e teknologjisë dhe financave, dhe me një klimë më të freskët se Shqipëria, doli që numërimi pati probleme serioze. Dy probleme: mbingarkesë dhe bllokim i makinave dhe ndërprerje e energjisë elektrike. Por londinezët janë londinezë, ata e kapërcyen, por në Shqipëri nuk kapërcehet dot.
Unë ia kisha bërë të qartë ekipit tonë, u kisha thënë ta pranonin, por ODIHR do siguri maksimale në zgjedhje, o mosaplikimin e metodave të përjashtimit,”, shprehej Berisha në 14 Maj të 2012, duke mbështetur ODHIR ndërkohë që sot ju del kundër. Ndërkaq eksperimenti për votimin elektronik kushtoi 4 milionë euro, para të cilat nuk u morën kurrë të plota nga kompania spanjolle dhe pas zgjedhjeve, u hodhën dyshime serioze se e gjithë kjo shumë kishte shkuar për të sponsorizuar fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike.
Aq të vërteta ishin këto akuza sa që Kontrolli i Lartë i Shtetit nisi një hetim ndaj ish-kryetares së
KQZ, Lefterie Luzit, për zhdukjen e 2,6 milionë eurove. Pak muaj pas zgjedhjeve, u publikuan tre fatura që tregonin se paratë që duhet të merrte kompania spanjolle INDRA, për projektet e dështuara të teknologjisë në votime, përfundonin në një kompani nënkontraktore, në pronësi të këshilltarit të ish-kryeministrit për teknologjinë.
dy.b/shqiptraja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44