TIRANË – Një ditë përpara afatit që Komisioni Europian i ka dhënë politikës shqiptare për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, kryeministri Berisha akuzon kundërshtarin e tij politik se kërkon t’i fusë zgjedhjet në një ngërc të ri.
Në mbledhjen e qeverisë, Berisha deklaroi se në komision kuvendor është bërë një punë e mirë. Por, sipas tij cdo propozim që do të votohet duhet të jetë vetëm konform rekomandimeve të ODIHR.

“ Këkresa tjetër që dy vetë te kenë në dorë materialet zgjedhor është kërcënimi më i madh që i bëhet procesit zgjedhor. Vendimi që me dy vota të hapet dokumentacioni fut zgjedhjet në ngërc. Gjykata të vendosë për hapjen e materialeve zgjedhore. Por, nëse ky vendim i jepet dy përfaqësueve partiakë, atëherë kjo nuk bëhet”, tha Berisha.
Sipas tij, puna e madhe që është bërë, duhet të jetë një nxitje për opozitën për kompletimin e reformës, e cila tani pret vetëm votimin.
“Është miratuar cdo ndyshim që vjen nga rregullorja e PE me consensus. Por, tani dikush kërkon që kryetari i opozitës të ketë të njëjtat të drejta në parlament, si kryetari i Kuvendit. Kjo nuk ekziston në asnjë Kushtetutë të vendeve demokratike.
Parlamenti ka rregullat e tij”, pohoi shefi i qeverisë.


TË ENJTEN MBLIDHET KONFERENCA E KRYETARËVE
Konferenca e kryetarëve do të mblidhet paraditen e së enjtes. Drejtuesit e grupeve kuvendore pritet të diskutojnë për kalendarin e punimeve të javëve në vazhdim, të cilat do të sjellin zhvillime të rëndësishme për politikën. Kjo për faktin se pritet që brenda pak ditësh të miratohet dy reformat kryesore: zgjedhore dhe parlamentare. Ndëkrohë, nesër më 24 maj, sipas Kushtetutës duhet të happen procedurat për zgjedhjet e kreut të ri të shtetit. Presidenti aktual, Bamir Topi është zgjedhur më 24 korrik të vitit 2007. Sipas ligjit themeltar të shtetit, Kuvendi duhet të nisë procedurat për emrin e rij, 60 ditë përpara marrjes së detyrës nga presidenti aktual. Kjo pritet të jetë një pikë e rëndësishme e konferencës së kryetarëve.

(aq/shqiptarja.com)