Zgjedhjet, bien 40 për qind
regjistrimet e bizneseve

Zgjedhjet, bien 40 për qind<br />regjistrimet e bizneseve
TIRANE- Numri i bizneseve të regjistruara pranë QKR-së në 6 muajt e parë sivjet ka pësuar një rënie prej 40%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në rreth 5 mijë biznese të reja.

Kjo shifër, që rezulton e ulët krahasuar me vitet e tjera në të njëjtën periudhë, sipas burimeve zyrtare të QKR-së, lidhet me faktin që në periudha zgjedhore gjithmonë ka rënie të kërkesës për regjistrim.

Në katër muajt e parë sivjet në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit (QKR) u regjistruan 4.345 biznese të reja. Burimet e QKR-së pohojnë se mbetet ende problem çregjistrimi i biznesit, ndaj proçesi kërkon ndërhyrje të reja ligjore për ta shpejtuar. Ndërsa në 17 vjet u regjistruan në gjykata rreth 103 mijë subjekte, në 5 vitet e fundit, me çeljen e QKR-së, janë regjistruar rreth 77 mijë biznese.

Sistemi i ri i regjistrimit, i instaluar në zyrat e QKR-së në çdo prefekturë, u jep mundësi subjekteve private që të informohen në kohë reale për statusin e aplikimit që bëjnë. Krijimi i QKR-së në vitin 2007 u mundësua nga qeveria amerikane, përmes programit të “Sfidës së Mijëvjeçarit”.

(Shkrimi u publikua sot në gazetën "Shqiptarja.com")
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike