TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Edmond Haxhinasto kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.

Blushi e Haxhinasto do të takohen me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Palët do të diskutojnë për koalicionin që pritet të zyrtarizojnë, ndërsa aleatët i kanë kërkuar Berishës vende të sigurta në listën e mbyllur për deputetë.  

Një ndër emrat e përfolur është edhe kreu i PL, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli. Me shumë mudnësi Meta mund të jetë kandidat në Tiranë dhe Berisha gjithë ka shprehur gatishmërinë për vendosjen e tij në listë të mbyllur.