Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni i Ekonomisë miraton fondin 150 mln lekë për partitë, rritet me 20 mln lekë më shumë se në 2021

Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni i Ekonomisë miraton fondin 150 mln lekë për partitë, rritet me 20 mln lekë më shumë se në 2021

Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit partive politike do t’u shpërndahen 150 mln lekë. Fondi u miratua në komisionin e Ekonomisë, ku u ra dakort për një rritje më 20 mln lekë krahasuar me zgjedhjet e 2021-shit.

Kjo shtestë është bërë për shkak të angazhimit që partitë politike kanë në diasporë e cila do të votojë për herë të parë. Në zgjedhjet e 2021-shit, fondi i miratuar ka qënë 130 mln lekë

Fondi do t’u shpërndahet partive politike që kanë marrë më shumë se 1% të votave në rang vendi në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parku Rinia: 28/01/2025 16:26

    Partite rrudhen per nga anetaresia, ndersa fondet e parave u rriten!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën

Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën