Zgjedhjet/ Emra nga lista e Lapajt, Doshit, Qorit dhe Shehajt, KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë

16 kandidatë të partive të reja dhe të vogla, rezultuan të dyshimtë në të shkuarën e tyre dhe u dërguan nga KQZ për verifikim pranë Prokurorisë së Përgjithshme në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.

4 kandidatë janë nga Shqipëria Bëhet, 4 të tjerë nga Partia Social Demokrate, 2 nga Partia Mundësia, një nga partia e Bashës, e një tjetër nga e Arlind Qorit.

Ata nuk u skualifikuan nga kandidimi dhe emri i tyre do të jetë në fletë votimi, deri në përgjigjen e prokurorisë, i cili zakonisht ka marrë muaj apo vite.

Personat në fjalë kishin deklaruar në formularët e dekriminalizimit, dëbime nga shtete të caktuara, dënime për vepra penale apo edhe ndryshime emri apo mbiemri.

Lista e kandidatëve të dërguar për verifikim
1. Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re
2. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare"
3. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet në qarkun Shkodër nga Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”
4. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet në qarkun Elbasan nga  “Koalicioni Euroatlantik”
5. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet në qarkun Kukës nga Partia Lëvizja Bashkë
6. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet në qarkun Tiranë nga Partia “Mundësia”
7. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet në Tiranë nga Partia “Mundësia”
8. Entela Skënder Sula, kandidat për deputet në Tiranë nga “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”
9. Erjon Ismail Selmani, kandidat për deputet në Lezhë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet - Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
10. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet në Fer nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet - Adriatik Lapaj
11. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet - Adriatik Lapaj”
12. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet në Dibër nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”
13. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet në Vlorë nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”
14. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet në Lezhë nga “Partia Socialdemokrate”
15. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Partia “Socialdemokrate"
16. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet në Korçë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re”
 

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korab: 24/03/2025 15:07

    Bravoooo, paska dale i paster ai qe beri firmat piramidale,terrorri ne vitet 96,97,98, qe vrau ne 21 Janar apo 26 te vraret ne Gerdec?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Nën hetim për trafik droge në Gjermani, Prokuroria e Tiranës sekuestrohen pasuritë e Ilber Domit

Nën hetim për trafik droge në Gjermani, Prokuroria e Tiranës sekuestrohen pasuritë e Ilber Domit