TIRANË- Platforma kineze TikTok është mbyllur- njoftoi kryeministri Rama- duke thënë se procedura ka përfunduar. Tashmë përdoruesit nuk kanë më akses në aplikacion dhe kur tentojnë të futen në llogaritë e tyre iu shfaqet një imazh i zi, si në foton më poshtë që iu sjell Shqiptarja.com.
Platforma prej disa ditësh shfaqte vështirësi në përdorim, ndërsa sot kryeministri Rama tha se procedura e mbylljes ka përfunduar dhe u bëri thirrje përdoruesve që mos të përdorin VPN.
Autoritetet duhet të bëjnë gjithashtu procedurat përkatëse me kompanitë Apple, PlayStore etj që të hiqet platforma nga celularët.

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”, tha Rama.
Foto: Si iu shfaqet TikTok përdoruesve
Çfarë është VPN dhe çfarë rrezikoni nga përdorimi i tij?
Shumë përdorues po përdorin VPN për të shpëtuar nga bllokimi i TikTok-ut, duke maskuar adresën IP dhe duke e bërë atë të duket sikur ata po përdorin internetin nga një vend tjetër. VPN (Virtual Private Netëork) është një shërbim që fsheh adresën IP të përdoruesit dhe vendndodhjen e tij. Për këtë arsye, shumë përdorues po kthehen te përdorimi i VPN për të shmangur bllokimin e TikTok-ut në Shqipëri, pasi me VPN përdoruesit duket sikur e përdorin internetin nga një vend tjetër, duke i mundësuar aksesin në platformë.
Megjithatë, ekspertët ngrenë alarmin se përdorimi i VPN-ve falas mund të sjellë rreziqe të mëdha për sigurinë e të dhënave. Përdoruesit mund të bien viktima të sulmeve të hakerëve, të cilët mund të keqpërdorin të dhënat personale, si informacione të kartave të kreditit, fjalëkalime dhe të dhëna të tjera të ndjeshme. Disa VPN të dyshimta mund të mbledhin dhe shfrytëzojnë informacionin tuaj pa e ditur, duke e rrezikuar privatësinë tuaj.
Për më tepër, disa VPN falas mund të mbledhin informacionin tuaj dhe ta shfrytëzojnë atë për qëllime komerciale, si shitjen e të dhënave personale te kompani të tjera. Kjo mund të rrezikojë privatësinë tuaj dhe të çojë në abuzime të mundshme me informacionin tuaj të ndjeshëm. Pra, ndonëse VPN mund të ofrojë një mënyrë për të shpëtuar nga mbyllja e TikTok, është shumë e rëndësishme të kuptoni rreziqet që vijnë me përdorimin e shërbimeve të pasigurta dhe të zgjedhin mundësi më të sigurta për mbrojtjen e të dhënave tuaja.
Kur do hapet TikTok?
Vendimin për ta mbyllur TikTok për 1.5 milion përdorues shqiptarë, qeveria mori pasi u konsultua me 65 mijë prindër dhe mësues, si masë për sigurinë e fëmijëve në këtë platformë. Më 15 mars, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër këtij vendimi, të cilin e quan censurë ndaj fjalës së lirë, ndërsa në një sondazh të Report Tv me prestigjiozen Piepoli vetëm 23% e shqiptarëve ishin kundër vendimit të qeverisë.
TikTok pritet të rihapet sërish në momentin e parë që kompania do të garantojë filtra për të mbrojtur të rinjtë nga videot me mesazhe dhune. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.
Foto: Si iu shfaqet TikTok përdoruesve
Komente


Ska rendesi populli cfare perjeton, rendesi ka liderri te perjetoje narcizmin e tij
PërgjigjuVPN nuk ka te beje me brrockullat qe tregon Rama dhe skuadra e rilindjes.VPN eshte e ligjsme dhe e pa rrezikshme mund ta perdori kush te doje.I mberi Rames dopi 6 ne dore tani ,doli bllof me tik tokun
PërgjigjuÇfarë te dhenash do na vjedhin me shumë se ato qe nxorri shteti ne shesh nga ealbania?
VPN falas jane te rrezikshme ne fakt. Se trafiku shkon ne serverat e dikujt qe ofron sherbimin dhe ka çelësat e enkriptimit. Mund t'a zbertheje trafikun ne menyre programatike dhe te marre te dhenat qe shkemben perdoruesi me faqet e internetit.