Ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet e 11 Majit 2025 po afron, dy partitë e mëdha politike në vend kanë shtuar intensitetin e takimeve me Diasporën.
Partia Demokratike ka zhvilluar takime në të paktën tre rajone të Italisë ditën e sotme (19 janar).
Emigrantët shqiptarë në Brescia kanë pasur një grup deputetësh prezentë, ku morën pjesë deputeti Dashnor Sula, Tomor Alizoti, përfaqësues të qarkut të Elbasanit dhe sekretari i PD, Flamur Noka.
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë e angazhuar po sot në një takim me emigrantët në zonën e Pistoias, kurse deputetja Elda Hoti në atë të La Spezia.
Alizoti vuri theksin te domosdoshmëria e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë, proces që përfundon më 4 mars, teksa u shpreh se vetëm me votën e emigrantëve mund ta rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti.
Deputeti demokrat Dashnor Sula theksoi se vota e diasporës është bërë një shqetësim i madh për kryeministrin Edi Rama, pasi shqiptarët jashtë vendit janë të pavarur nga presioni apo manipulimi i qeverisë.
Ndërkohë, i pranishëm edhe kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, i cili i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen sa më shpejt për të siguruar mundësinë e ndryshimit përmes votës së tyre.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan votën e diasporës si një faktor historik për zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar atë si vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.5%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt, Demalia në Report Tv: SPAK po favorizon opozitën, Xoxa u kthye, Llalla ende në arrati! Ku i gjen lekët PD për LaCivitan, apo janë burime të Xenit
11 Shkurt, 20:12
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama merr në dorë fushatën elektorale në kryeqytet: Duhet të jem këtu me gjithë skuadrën! Kandidat në Tiranë? Përgjigjet për Report Tv
11 Shkurt, 20:09
-
Shqiptarja Mirela Kuka në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
11 Shkurt, 17:27
-
3 javë afat, aplikojnë për regjistrim 154 mijë emigrantë! Miratohen 120 mijë kërkesa, refuzohen 31 mijë të tjera
11 Shkurt, 15:45
-
PD ‘harron’ kushtet, bashkon votat me PS! ‘Ligjet’ miratojnë ndryshimet në Kod, diaspora nuk do paguajë për postën! Rrëzohet votimi me ID të huaj
11 Shkurt, 14:19
-
Deputetët e PD takime me shqiptarët në SHBA! Bardhi: Po kërkojmë që të votoni edhe me dokumente të huaja
11 Shkurt, 13:07
-
Krimet zgjedhore/ Celibashi e Çela dakordësi, prokurorë në zyrat e KQZ deri në numërimin e votave
11 Shkurt, 11:51
-
Arrestimi i Veliajt/ SPAK heton Bushkën, Sula te ‘Ligjet’: Ke penguar drejtësinë, mos drejto mbledhjen! Deputetja e PS: Nëse kam diçka, do e sqaroj atje ku duhet
11 Shkurt, 11:00
-
Pa konsensus/ ‘Ligjet’ shtyjnë ndryshimet në Kod, PD gati të votojë vetëm heqjen e pagesës për postën e emigrantëve
10 Shkurt, 21:19
-
Sondazhi për Qarkun Fier nga Eduard Zaloshnja: PS 10 mandate, PD 5, të tjerat 1
10 Shkurt, 20:52
-
Bleu shefin e fushatës së Trump, Berisha nuk tregon sa kushtoi kontrata: S’u mora unë me negociatat! Balla: Bëni transparencë
10 Shkurt, 18:50
-
Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat
10 Shkurt, 18:16