Zgjedhjet e 14 majit, 35 incidente në disa qytete gjatë votimeve! Boçi e Noka hynë në disa qendra të votimit në Elbasan! Probleme edhe në Durrës, Kavajë, Dibër, Kamzë, Fier e Korçë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 35 denoncime për incidente dhe parregullsi gjatë procesit të votimeve për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet e 14 majit për pushtetin vendor u shoqëruan me incidente në disa qarqe të vendit ku sulmeve nuk i shpëtuan as vetë kandidatët për kryebashkiakë.

Erion Isai, kryebashkiak i Ersekës dhe kandidat i Partisë Socialiste në këtë bashki për një mandat të dytë, u sulmua gjatë natës para nisjes së votimeve. Si autor të ngjarjes, policia ka arrestuar simpatizantin e koalicionit Berisha-Meta, Esmeraldo Kacolli dhe ka proceduar në gjendje të lirë Xhemal Kalon, duke i akuzuar se ndaluan makinën e Erion Isait teksa ai kthehej në banesë dhe e goditën me grusht në fytyrë. Policia e Beratit ka nisur procedim për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi dhe shoqëruesin e tij me akuzën se kanë kanosur dhe fyer 4 persona, punonjës të një firme ndërtimi në një lokal të qytetit.

Pas nisjes së votimeve, qendra e votimit Nr.2390/01 në Bradashesh njoftoi policinë se kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka ushtruar presion ndaj zgjedhësve në mjediset e brendshme.

Ndërkaq në Tiranë, kryetari i grupseksionit Nr. 6 të rithemelimit, ka tentuar të bllokojë votimin në shkollën ‘’At Zef Pëllumbi’’. Pak para mesditës, tensione janë regjistruar në qendrën e votimit në Zvezdë, ku përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Edmond Spaho ka tërhequr prej krahu një votues. Incidenti ndodhi brenda qendrës së votimit në Zvezdë të Maliqit dhe është denoncuar nga kandidati socialist Gëzim Topçiu. Spaho ka pretenduar se nuk po lejohej të takonte komisionerët. Votimi në Elbasan u shoqërua me incidente tek shkolla “Dhaskal Todri” ku komisioni ka kërkuar ndihmën e policisë pasi brenda qendrës së votimit ka hyrë Flamur Noka. Anëtarët e komisionit denoncuan se Noka ka ushtruar presion ndaj tyre. Ndërkaq në tri qendrat e votimit,  2369, 2347 dhe QV2370/1 kandidati i Luçiano Boçi është futur në ambientet e brendshme i shoqëruar nga një grup personazh të pa autorizuar. Partia socialiste akuzoi se ai ka intimiduar operatorët e pajisjeve të votimit elektronik, komisionerët por edhe zgjedhësit.

Një tjetër incident u shënua në Durrës, ku kreu i Rithemelimit së bashku me dy persona të tjerë kanë dhunuar fizikisht kandidatin e PS-së për këshillin bashkiak. Policia ka ndërhyrë pas denoncimit të disa komisionerëve për disa persona të paautorizuar që pengonin zhvillimin normal të procesit të votimit. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit votimi rifilloi ndërkohë që në Spitallë në korridorin e qendrës së votimit 1430-2, kandidati i Këshillit bashkiak të PS-së, Hekuran Markola është dhunuar fizikisht nga tre persona. Policia është vënë në kërkim të tre personave, Dritan Burgija, Pjeter Pjetri dhe Ndrec Pjetri të denoncuar si autorë të sulmit. Në Kavajë deputeti Ervin Salianji ka shkaktuar një incident në Qendrën e Votimit numër 2174 ku ka hyrë i shoqëruar nga persona të tjerë të cilët mbanin kapele për të mos u identifikuar dhe ka sharë dhe ofenduar një komisioner të Partisë Socialiste. Në Sarandë komisariati i Policisë ka marrë njoftim nga vëzhguesi në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë, se dy shtetas kishin fotografuar fletët e votimit dhe më pas kishin dalë jashtë. Pas nisjes së hetimit, dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës, ku ka nisur procedimi ndaj tyre për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Dibër, kandidati i Partisë Socialiste Rahim Spahiu denoncoi rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka se me eksponentë të tjerë se ka shkuar në qendrat e votimit dhe ka intimiduar zgjedhësit. Spahiu tha se bëhej fjalë për qendrat e votimit në qytetin e Peshkopisë, te shkolla ‘Profesionale”. Një tjetër incident ndodhi në Krujë, ku shtetasi me iniciale B.T ka marrë dy fletë votimi nga Qendra e Votimit dhe i ka dëmtuar dhe më pas i ka hedhur në koshin e mbeturinave. 44-vjeçari banues në Tapizë është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Dy orë para përfundimit zyrtar të votimit, deputeti Flamur Noka shkaktoi dy incidente në qendrat e votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan duke u bërë shkak për pezullimin e procesit. Policia tha se rreth orës 17:00, është njoftuar se drejtuesi politik i koalicionit  “Bashkë Fitojmë“, deputeti Flamur Noka, ishte futur në Qendrën e votimit të fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Policia tha se komisionerët nuk kërkuan ndërhyrjen e Policisë, megjithatë për situatën është është njoftuar menjëherë Prokurori dhe kanë nisur veprimet hetimore.

Komisioni i qendrës së votimit ka mbajtur një proces verbal ku theksohet se Noka ka hyrë në dhomën e votimit duke shkaktuar debate me tone të larta duke intimiduar anëtarët e Komisionit duke shtyrë edhe kryetarin. Kandidati i PS në Elbasan, Gledian Llatja ka depozituar kallëzim penal ndaj Flamur Nokës për dy incidentet. Në Roskovec, policia bllokoi automjetin luksoz të markës Porsche që i përket kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Roskovec, Erdit Hazizaj me vlerë rreth 200 mijë euro. Ndërhyrja e forcave të rendit ndodhi pasi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj goditi me grushta dy qytetarët Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi në Qendrën e Votimit 3061.

Kamëz, prania e Myftar Lumneshit dhe Klevis Balliut u bë shkak për bllokimin e derës e qendrës së votimit në Shkollën 'Ibrahim Rugova'. Myftar Lumneshi është në listën e të kallëzuarve në SPAK për implikim në vrasjen e katër vëllezërve të saj, Shkëlqim, Halil, Fatmir dhe Ylli Haklajt, ku si organizator është kallëzuar Sali Berisha. Një orë para orarit zyrtar të mbylljes së votimeve, ish kryetari I komunës së Shëngjinit në Lezhë, Salvador Kaçaj ka denoncuar në polici se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin dhe shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, kur dy automjete i kanë dalë para duke i bllokuar rrugën. Prej tyre kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij,  ku njëri është afruar me vrap në drejtim të mjetit të Kaçajt ndërkohë që në dorë mbante një  pistoletë. Shoferi i mjetit ku udhëtonte përfaqësuesi i opozitës, ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës ku kanë shkuar menjëherë në polici dhe kanë bërë kallëzim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
Raportohen probleme në tre Qendra Votimi në Elbasan, ndërhyn policia! Nis puna normalisht

1684042681_votime.jpg

Punonjësit e policisë janë thirrur dy herë në QV në Elbasan për incidente të vogla. Pas ndërhyrjes së tyre, puna ka vijuar normalisht.

Njoftimi i policisë:

-Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2422/1, në Mengel, Elbasan, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi vëzhguesit ishin paraqitur pa beixh për procesin zgjedhor dhe pa dokument identifikimi. 

Punonjësit e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë ndërhyrë në Qendrën e Votimit dhe pas verifikimit të situatës, vëzhguesit që nuk kishin mjete identifikimi janë zëvendësuar me vëzhgues të tjerë.  

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas rifillimit të procesit të votimit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit. 

-Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2930/01, në Bradashesh, Elbasan, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar nga Qendra e Votimit, shtetasin E. Ll., pasi dyshohej se po ndikonte tek votuesit. 

Shërbimet e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pas verifikimit ka rezultuar se shtetasi E. Ll. kishte ndihmuar fqinjin e tij për të votuar, por nuk kishte ndikuar në zgjedhjen e tij.  

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas verifikimit të rastit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.  

 ---

-Komisioni i Qëndrës së Votimit nr. 2373, në lagjen “Partizani”, ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi njëri nga vëzhguesit e Qendrës së Votimit kishte debatuar me operatoren e kësaj Qendre.

Shërbimet e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pasi kanë sqaruar situatën, janë larguar nga Qendra e Votimit, po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.  

Për të trija rastet është vënë në dijeni edhe prokurorit i gatshëm.

Ora 16:00
Ndodh në Krujë, 44-vjeçari merr 2 fletë votimi brenda KZAZ dhe i hedh në koshin e plehrave! Procedohet nga policia

1683868027_fletevotimi.jpg

Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në Krujë. Sipas policisë B.T ka marrë 2 fletë votimi (të veten dhe të nënës) dhe ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave.  

44-vjeçari, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit. Në drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

‘Rreth orës 13:50, Komisioni i Qendrës së Votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20, Krujë, ka kërkuar ndihmë nga ‘Policia e Shtetit, pasi shtetasi B. T. kishte marrë 2 fletë votimi nga Qendra e Votimit dhe ishte larguar.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasin B. T., i cili pasi ka marrë me vete 2 fletët e votimit (të veten dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave.  

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, shtetasi B. T., 44 vjeç, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit. Në drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.’- njofton policia.

Ora 14:29
Incident në qendrën e votimit në Spitallë, kandidati për këshilltar bashkiak i PS-së dhunohet nga tre persona të Rithemelimit! Mbërrijnë vëzhgues të OSBE/ ODIHR

Një incident u shënua në Durrës konkretisht në një qendër votimi të Spitallës, ku kandidati për këshilltar bashkiak i PS-së, Hekuran Markola është dhunuar nga tre persona, mes tyre edhe kreu i Rithemelimit në Durrës, Dritan Burgija së bashku me Pjetër Pjetrin dhe Ndrec Pjetrin. Të tre këta persona janë shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të bërë nga kandidati i PS-së për këshillin bashkiak.

Ndërkohë, në këtë qendër votimi kanë mbërritur vëzhgues të OSBE/ ODIHR.

Ora 12:40
Kreu i Rithemelimit në Durrës së bashku me dy persona të tjerë dhunojnë fizikisht kandidatin e PS-së për këshillin bashkiak

Dy incidente janë shënuar në dy qendra të ndryshme votimi në Durrës. Policia bën me dije se ka ndërhyrë pas denoncimit të disa komisionerëve për disa persona të paautorizuar që pengonin zhvillimin normal të procesit të votimit. Më ndërhyrjen e policisë, procesi i votimit ka vijuar normalisht.

Ndërkohë, një tjetër incident është shënuar në Spitallë korridorin e qendrës së votimit 1430-2, ku kandidati i Këshillit bashkiak të PS-së, Hekuran Markola është dhunuar fizikisht nga tre persona. Policia është vënë në kërkim të tre personave të denoncuar si dhunues të Markolës, konkretisht Dritan Burgija (kreu i PD Durres) Pjeter Pjetri dhe Ndrec Pjetri.

Ora 10:44
Incident në Fushë-Krujë/ Një votues godet me grusht komisionerin e opozitës, policia: Shpallet në kërkim! Rithemelimi: 3 veta e tërhoqën zvarrë

 

Një incident ka ndodhur në Qendrën e Votimit 1302-1 në Fushë-Krujë. Policia njofton se një votues ka dhunuar komisonerin e opozitës Ilir Hyka. Sipas njoftimit, votuesi E.k., ka debatuar me komisionerin dhe më pas e ka goditur me grusht dhe është larguar. Policia po punon për kapjen e tij.

Por, ndërkohë opozita pretendon se Ilir Hyka është goditur nga tre persona të paidentifikuar që janë futur në qendrën e votimit dhe e kanë tërhequr zvarrë nga karrigia duke e nxjerrë jashtë. Kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Agron Loka tha në një deklaratë për mediat se bandat e regjimit ja

“Bandat e regjimit të tmerruar nga humbja kanë dhunuar komisonerin e opozitës duke treguar edhe njëherë standardin e tyre të dhunimit të zgjedhjeve. Tmerri që i ka kap dhe i ka kapluar bandat e bashkisë dhe të qeverisë është shumë i madh. Arsye që është dhunuar, është marrë zvarrë nga karrigia e pozicionit, është nxjerrë zvarrë jashtë nga 3 persona që s’kanë lidhje fare me qendrën e votimit. Kjo është shumë e rëndë”, tha kandidati i koalicionit Meta-Berisha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/05/2023 00:31

    Te gjitha keto incidente e kane zanafillen 32 vjet me pare, me mos pranimin e rezultateve te zgjedhjeve te 31 Marsit.Sikur PD te kishte pranuar ato rezultate atehere, nuk do te kishte ndodhur protesta e shkodraneve, as masakra e 2 Prillit dhe PD dhe parti te tjera nuk do te mesoheshin me idene se zgjedhjet fitohen vetem me dhune,protesta,intimidim,shantazh,vjedhje e blerje votash.Ndryshimi i sisteme mund te kishte qene me i lehte,me gradual dhe tranzicioni nuk do te kishte pasur pasojat per te cilat njihet.Opozita kishte per te hyre ne kuvend,sido qe te ishte,ndoshta jo fituese,por ndryshimi kishte per te ardhur.Dhe meqe po flitet per incidente, ai cifti ne Sarande qe akuzohet per /shkelje te fshehtesise se votes/,duhet te akuzohet dhe per /shitje vote/,se perse duhet te fotografonin voten pervecse qe e kishin justifikuar shperblimin qe u kane dhene,ose do t'ju jepnin po te shisnin voten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it