Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla, është shprehur sot se SPAK të mos bëjë shurdhin por të hetojë shpenzimet që Saliu dhe Iliri po bëjnë për koncertet e fushatës nga 100 mijë euro.
“Me Armando Subashi zhvilluam një takim me banorë të lagjes Grecalli, ku folëm për të gjitha punët që ne do të vijojmë të bëjmë në këtë bashki. Zgjedhjet e 14 Majit janë mundësia e secilit prej nesh për të zgjedhur nëse duam të vazhdojmë të ecim përpara me Edi Ramën, apo të kthehemi mbrapa me Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Partia Socialiste ka vendosur që në këtë fushatë një pjesë të fondeve që na jep KQZ t’ua dhurojmë bashkive duke mbjellë pemë, ndërkohë që Saliu dhe Iliri po bëjnë koncerte 100 mijë euro vetëm për skenën. SPAK nuk duhet të bëjë shurdhin, por kjo faturë 100 mijë euro është një faturë që nuk duhet të shpëtojë pa u hetuar”- tha Balla.
Si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste përfiton pjesën më të madhe të ‘tortës financiare për vitin 2023’. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të marrë dje selia rozë përfiton rreth 151.5 milionë lekë. Partia Demokratike arkën e së cilës aktualisht e menaxhojnë Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, merr mbi 104 milionë lekë.
Ndërsa Sali Berisha ende nuk ka dhënë një përgjigje se kush e financon për fushatën elektorale. As kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të ndajë shpenzimet me Sali Berishën për fushatën e 14 majit. Në daljen para mediave, ai e ka kaluar pyetjen me një përgjigje të shkurtër duke thënë se kanë koalicion idealesh që do t'i shërbejë interesit të qytetarëve.
Taulant Daçiçi prokuror…i pështirë që je
Përgjigju