Zgjedhjet e 14 majit/ Të rinjtë të pasigurt për votën e tyre: Politikanët fokusohen tek interesat e tyre dhe jo tek ne

Në kohën kur kandidatët e partive të ndryshme politike kanë nisur fushatën për të fituar besimin e qytetarëve për vendoret e 14 Majit Report Tv pyeti  disa të rinj për rëndësinë që ka vota për ta. Për disa prej tyre kjo është hera e pare që votojnë.

“Unë mendoj se vota e gjithsecilit është e rëndësishme. Për të votuar nuk e kam vendosur akoma. Thjesht është çështje e momentit dhe është hera e pare që votoj. Sapo kam mbushur moshën dhe prandaj. Pres të mbahen premtimet”

Dikush nga të rinjtë nuk është i siguritë për kë të votojë e tjetërkush ka raste personale zhgënjimi nga politika.

‘Nuk më duket e rëndësishme se në të vërtet nuk i japin rëndësinë e duhur. Para dy vitesh kam votuar dhe p.sh. në gjimnaz nuk e kam marrë bursën time. Në 3 vjet gjimnaz kam dal me mesatare 10 dhe bursën nuk e kam marrë , d.m.th. nuk më janë plotësuar ato kërkesat tona. Nuk e di  do të votoj këtë vit me thënë të drejtën. Për mendimin tim ata fokusohen te interesi i vet dhe kaq.

Skeptike mund të bëhemi ndonjëherë për faktin që asnjëherë nuk jemi ndier se kemi marrë vlerësimin e duhur si qytetarë nga të gjithë qeveritë që kanë ardhur në pushtet, por megjithatë unë preferoj të jem optimiste dhe të mendoj se më mire do të bëhet ky vend dhe të mendoj se është e rëndësishme.”- tha një i ri.

Për të rinj të tjerë vota është arma më e forte dhe përkthehet në më shumë shpresë për të ardhmen.

‘Kam qenë gjithmonë e prerë që do të votoj dhe të gjithë duhet ta bëjnë. Vota është e rëndësishme. Pavarësisht se mund të mos e pëlqejmë qeverinë aktuale apo kandidatët e tjerë, normalisht duhet të votojmë për të patur një ndryshim. Duhet një fokus shumë I madh te universitetet sidomos në ata publike të cilat janë lënë shumë pas dore.’- u shpreh një i ri.

“Vota është arma më e forte që mund të ketë një popull për mendimin tim. Pritshmëri për të patur një zhvillim më të mire për të ardhmen e vendit dhe për të pare kandidaturën më të saktë. Në mesin e të rinjve ka shumë demoralizim përsa i përket votës dhe të ardhmes.”- tha një tjetër.

“Është e rëndësishme.”- tha një tjetër.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë