'14 maji', Veliaj: Fushatë pa shpenzime, jo me 'Rang Rover'! Ndërtimi mbajti ekonominë në këmbë! Jo debat me 'Lulin e radhës' të 'Non Gratës'

TIRANË- Në një intervistë në Report Tv, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar pak nga fushata e socialistëve për 14 majin, ku u shpreh i bindur se do të jetë pa shpenzime, jo me mitingje të mëdha po me ‘Range Rover’, referuar kundërshtarëve të tij politik.

Përballë gazetarit Arbër Hitaj në ‘Studio Live’, Veliaj është shprehur se nuk e njeh Belind Këlliçin si kundërshtar përTiranën, duke e cilësuar si “Luli i radhës” apo edhe “pudra e Saliut”. Ai e ka përjashtuar si mundësi zhvillimin e një debati publik me Këlliçin, duke thënë se nuk mund të ulet në një tryezë me një përfaqësues që vjen nga ‘Non Grata’, referuar Sali Berishës.

“ Fushatë low cost, nuk jemi rraca për të hipur në Rang Rover, jepen ide programe po nuk ka nevojë për mitingje dhe si kacafyten militantët, ne si socialistë nuk i kemi bërë kurrë, por edhe shoqëria nuk i pëlqen këto lloj fushatash. (...) Nuk ka rëndësi si quhet Luli i Radhës, por ne me një përfaqësues që vjen nga një ‘Non Grata’, ne nuk ulemi, s'mund të ndodh që ne t’i bëjmë legjitimitet Berishës që gjithë bota i ka vënë kryq. Të presim të gjithë kandidatët, do punojmë vetëm me partinë zyrtare, nëse Saliu e ka gjetur pudrën e radhës, kjo është punë e tyre”, tha Veliaj.

Kritikëve se gjatë drejtimit të tij ka pasur një bum ndërtimesh, Veliaj iu përgjgij duke thënë se ka qenë pikërisht ky sektor që ka mbajtur ekonominë në këmbë gjatë pandemisë. E duke folur për këtë çështje, Veliaj nuk e kurseu edhe një ironi për analistët e kryeqytetit teksa tha se ata reklamojnë në rrjetet sociale kullat e Dubait, flasin për kulla në Tiranë, ndërkohë që janë vetëm 10 të tilla.

“Pse kur shkojnë në Dubai na çmendin në instagramin e tyre me foto nga kullat këta analistët.  (...) Kulla Tirana nuk ka as 10”, tha Veliaj.

I bindur në fitoren e tij në ’14 maj’, Veliaj tha se për Tiranën e 2023 dhe viteve të ardhshme, janë gati shumë projekte, një pjesë të secilave i renditi në Report Tv, nga poli i drejtësisë te ‘Bulevardi i Ri’ te ndërtimi i 8 shkollave të reja.

"Ne kemi disa projekte në zhvillim. Piramida është drejt përfundimit dhe do jetë një nga super veprat në Tiranë. Një investim i jashtëzakonshëm i qeverisë shqiptare, fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Bashkisë së Tiranës. Duam që Tirana të bëhet Tel-Aviv i Ballkanit. Do vazhdojmë projektet për fëmijë. I kemi dhënë qytetit disa hapësira shumë shumë dinjitoze,Liqeni Tiranës, Liqeni Farkës, kopshti Zoologjik, Bulevardi i Ri, Pazari, Kalaja. Kështu që ne duhet të vazhdojmë me kopshtin Botanik. Duam të vazhdojmë me dy terminalet. Ka mbaruar ai i Lundrës që do të hapet këto ditë, duam të vazhdojmë me terminalin tek kthesa e Kamzës. Vijon puna edhe për kampusin e Qytetit Studenti në Tiranë. Ndërkohë ka përfunduar ai në Kodër-Kamëz tek Mjekësia dhe tek Inxhinieria. Po punohet edhe për përfundimin e Unazës së Tiranës. Sigurisht që bizhuja e qytetit do të jetë Teatri i ri Kombëtar që sapo ka filluar punimet, ku po bëjmë sondimet dhe shpimet e të gjithë shtresave gjeologjike për të hapur pastaj themelet edhe për të pasur edhe aty një super punë të arkitekturës moderne nga Bjarke Ingels”, tha Veliaj. 

Në fund, ai iu është përgjigjur zërave që flasin për një marrëdhënie të krisur mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ku theksoi se një gjë nuk është e vërtetë, madje shtoi se në histori nuk ka pasur kryeministër dhe kryebashkiak që kanë bashkëpunuar më mirë me njëri-tjetrin.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:35
Veliaj: Ja projektet kryesore për Tiranën e viteve të ardhshme

1674063248_finalprojekt.00594318.Still011.jpg

Në një intervistë për Report Tv, kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj tregoi disa nga projektet që po zhvillohen në Tiranë. 

"Ne kemi disa projekte në zhvillim. Piramida është drejt përfundimit dhe do jetë një nga super veprat në Tiranë. Një investim i jashtëzakonshëm i qeverisë shqiptare, fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Bashkisë së Tiranës. Duam që Tirana të bëhet Tel-Aviv i Ballkanit. Do vazhdojmë projektet për fëmijë. I kemi dhënë qytetit disa hapësira shumë shumë dinjitoze,Liqeni Tiranës, Liqeni Farkës, kopshti Zoologjik, Bulevardi i Ri, Pazari, Kalaja. Kështu që ne duhet të vazhdojmë me kopshtin Botanik. Duam të vazhdojmë me dy terminalet. Ka mbaruar ai i Lundrës që do të hapet këto ditë, duam të vazhdojmë me terminalin tek kthesa e Kamzës. Vijon puna edhe për kampusin e Qytetit Studenti në Tiranë. Ndërkohë ka përfunduar ai në Kodër-Kamëz tek Mjekësia dhe tek Inxhinieria. Po punohet edhe për përfundimin e Unazës së Tiranës. Sigurisht që bizhuja e qytetit do të jetë Teatri i ri Kombëtar që sapo ka filluar punimet, ku po bëjmë sondimet dhe shpimet e të gjithë shtresave gjeologjike për të hapur pastaj themelet edhe për të pasur edhe aty një super punë të arkitekturës moderne nga Bjarke Ingels”, tha Veliaj.

Ai u ndal edhe te projektet e reja për Tiranën në vitet e ardhshme.

"Tiranës i ka ardhur koha që në Bulevardin e Ri të çojmë disa nga gjykatat dhe disa nga institucionet e drejtësisë. Gjithashtu Tatimet, Doganën, Hipotekën duam t’i çojmë te 5 Maj. Vetëm ashtu mund ta realizojmë Tiranën policentrike që është hapur në të gjithë aksin e Bulevardit të Ri ashtu siç është hapur edhe në gjithë aksin e Lanës. Gjithashtu do bëjmë sheshin fundor të Bulevardit të Ri. Bulevardi fillon me sheshin “Nënë Tereza” në mes është “Sheshi Skënderbej” dhe në fund, aty ku Bulevardi i Ri takohet me Lumin e Tiranës, do bëjmë sheshin tjetër. Duam gjithashtu të përfundojmë paketën e shkollave. Do kemi 8 shkolla të reja, 2 në zonën e Astirit në njësinë 7, 2 në anën e Yzberishtit dhe të njësisë 14, një shkollë pranë kopshtit Botanik tek Liqeni i Thatë, do kemi 2 shkolla të reja në zonën e Saukut dhe një tek ish-spitali i Arabit. Kështu përfundojmë gjithë sfidën tonë për të shmangur mësimin me dy turne”, sqaroi Veliaj.

Ora 18:33
'Opozita shkon nga humbja në humbje', Veliaj thirrje PD-së: Mos u tallni me njerëzit si te Pallati nr. 4, duke ju rrezikuar jetën

 

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj i bën thirrje opozitës që të mos bëjë politikë me jetën e qytetarëve. Duke marrë si shembull sjelljen e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, me banorët e Pallatit nr.4 në rr. “Myslym Keta” pak ditë më parë, Veliaj tha se nëse ata do ishin ende në ato banesa, tërmeti i tre ditëve më parë mund të ishte kthyer në një fatkeqësi.

“I keni parë sondazhet, i keni parë bllokimet te Astiri, e keni parë pallatin nr.4, e keni parë “5 majin”?! Ata janë si ca nga fqinjët tanë, që shkojnë nga humbja në humbje dhe festojnë sikur është fitore. Jam i  sigurt se edhe pas zgjedhjeve do të festojnë me të njëjtën mënyrë. Përtej shakasë: e vetmja ftesë që kam, jo vetëm për kandidatët që kanë dalë, por për të gjithë kandidatët, hajde të bëjmë debat, të diskutojmë temat dhe çështjet që i shohim ndryshe, por kjo kultura e sharjes, e vulgaritetit nuk shkon. Kjo kultura për përdorimin e njerëzve nuk shkon. Imagjno të kishte kandidat në një vend tjetër të botës dhe t’u thoshte njerëzve mos dilni nga pallati  që është caktuar nga Instituti i Ndërtimit për t’u prishur. Nuk shkon, se tërmeti ndodhi përpara tre ditësh dhe po t’i kishte zënë brenda, po këta do të suleshin dhe do të thoshin i vrau Lali Eri me Edi Ramën. Në këtë sens, unë e mirëkuptoj fushatën, e mirëkuptoj si shkojnë nga humbja në humbje, humbasin tek “5 maji”, humbasin tek pallati nr. 4, humbasin tek Astiri, humbasin tek këndi i lodrave, humbasin tek sheshi, humbasin dhe flenë gjumë te teatri, humbasin tek të gjitha këto projekte, ajo është puna e tyre. Ka dhe fqinj këtu në rajon që festojnë vetëm humbjen. Ajo është një tipologji dhe mentalitet që s’e ndryshoj dot sepse është e tyre, por ajo që unë them është: mos u tallni me njerëzit, i merrni në qafë  në kënde lodrash, në Astir, në bulevard, te “5 maji”, në pallate që janë për t’u prishur dhe pastaj i braktisni, dhe është detyra e Bashkisë së Tiranës për t’u kujdesur për ta. Politika si çdo gjë tjetër është me masë”, tha Veliaj në Report tv.

Ora 17:59
Veliaj: Këlliçi, ‘Luli i radhës’ dhe ‘pudra e Saliut’, nuk ulemi në debat me një përfaqësues nga ‘Non Grata’

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur Belind Këlliçin, kandidatit nga ‘Rithemelimi’ për kryeqytetin, ‘Luli i radhës’ dhe ‘Pudra e Saliut’, duke thënë se nuk e merr fare parasysh për aq kohë sa nuk vjen nga PD-ja zyrtare.

“S’kam asnjë koment, i kemi parë 5 majin, Astir, shkojnë nga humbja në humbje dhe festojnë sikur kanë fituar. Kam një ftesë që hajde bëjmë debat, diskutojmë temat, por kjo kultura e sharjes dhe vulgaritetit nuk shkon, imagjino të kishte kandidat në një vend tjetër që u thotë banorëve ‘mos dil nga pallati’, por tani që ra tërmeti sa mirë që nuk ishin ty dhe do thonin ‘i vrau Edi Rama dhe Erion Veliaj’. Iu bëj thirrje mos u tallni me njerëzit, dhe pastaj i braktisni dhe është detyra e Bashkisë së Tiranës. Nuk ka rëndësi si quhet Luli i Radhs, por ne me një përfaqësues që vjen nga një ‘Non Grata’, ne nuk ulemi, por që ne t’i bëjmë legjitimitet Berishës që gjithë bota i ka vënë kryq. Të presim të gjithë kandidatët, do punojmë vetëm me partinë zyrtare, nëse Saliu e ka gjetur pudrën e radhës, kjo është punë e tyre”, tha Veliaj.

Ora 17:56
Veliaj në Report Tv: Ndërtimi në Tiranë po mban ekonominë në vend! Analistët që flasin për kulla këtu teksa reklamojnë kullat e Dubait

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sektori i ndërtimi në Tiranë ka mbajtur ekonominë e vendit në këmbë në këtë kohë pandemie.

"Së pari, duhet të pranoj që asnjë nga këta kritikët vetë nuk është gati të lërë apartamentin e tij, nga ku lidhet live me ju, dhe të shkojë të jetojë në një shtëpi qerpiçi, per t’ia liruar atë apartament një tironsi që jeton në një shtëpi të vjetër, nga zhvillimi i së cilës do marre 30% të pallatit të ri, që te akomodojë gjithë familjen e tij me 5-6 kurora. Për sa kohë që asnjë nga këta analistët nuk është gati të ndërrohet, unë këtë nuk e pranoj. Shumica e kritikëve janë parti politike. Ju kujtoj, partitë politike që dolën sot në televizor, i kishin të gjitha kronikat e tyre nga Hotel Plaza, nga një kullë. Kështu që, ata i shajnë si hipokritë ndërtimet në Tiranë, sepse edhe për konferencat e tyre, edhe vendin e preferuar nga ku na shajnë, i kanë kullat e Tiranës. Zoti Mazniku ishte përpara ca kohësh në debat dhe provoi me shifra, se Tirana ka një grup shumë të vogël ndërtesash mbi 12 kate; në fakt, kulla nuk ka as 10, ato që quhen kulla të mirëfillta, me mbi 20 e ca kate, dhe në fakt, edhe ato që janë, kryesisht ndihmojnë për të hequr shëmtinë, ose për të larguar vëmendjen nga shëmtitë”, tha Veliaj. 

I pyetur për kritikat për ndërtimet në Tiranë, Veliaj e kishte një ironi për analistët e kryeqytetit teksa tha se ata reklamojnë në rrjetet sociale kullat e Dubait teksa flasin për kulla në Tiranë, ndërkohë që janë vetëm 10 të tilla.

“Në brendësi të lagjeve, nuk janë kullat ato që shëmtojnë, janë shtesat që janë bërë në kohën e rrumpallës, të cilat këta analistët, sigurisht që nuk i shohin dhe këta politikanë që vetë jetojnë në periferi të Tiranës, vetë jetojnë në këto leje dhe në këto vila, dhe kurrë nuk dhanë një shtëpi për tërmetin, kurrë nuk ofruan një pjatë supë për Vitin e Ri, dhe kurrë nuk dhuruan diçka gjatë kohës së pandemisë për të qenë solidarë. Ditën e parë që unë do shoh një analist, i cili është gati të ikë dhe të ndërtojë në qerpiç, që nuk është monument kulture, por është në atë situatë skandaloze të ndërtimeve me baltë dhe me kashtë, të viteve të varfërisë së Tiranës të sapo shpallur kryeqytet, atëherë do them që kjo qëndron. Por, për sa kohë që janë përditë duke u lidhur live nga shtëpitë e tyre luksoze nëpër kulla dhe konferencat për shtyp i bëjnë nëpër kulla, unë besoj se duhet të pyesësh ata përse janë kaq hipokritë. Përse kur shkojnë në Dubai na çmendin me Instagramin e tyre nëpër kulla, por në Tiranë ne nuk duhet t’i kemi?”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andy: 20/01/2023 00:51

    ke shkatarruar tiranen me pallate mor maskara....

    Përgjigju
  • Qimi: 19/01/2023 08:35

    Me ben pershtypje qe nuk ka me asnje koment pozitiv ky lali , Por me cfar shof shum von e kuptuan njerzit se kush eshte ky gjeja qe na ka pushtuar, Ndertim qe jo vetem na ze frymen por dhe ka asfiksuar ekonomin dhe familjet me pastrim parashe. Ndertohen kulla qe nuk diet kush i blen njerez qe dalin nga Hici

    Përgjigju
  • Riku: 19/01/2023 08:00

    Vetem per monstren e kastratit ndertuar ne mes te liqenit te juvenilia sduhet te shohesh me pushtet se per burg kush e beri ta besh ti... je fals/fake

    Përgjigju
  • Iris: 19/01/2023 02:19

    Erion,ekonomia nuk eshte justifikim per ndertimet qe i kane zene frymen Tiranes.

    Përgjigju
  • Enough is enough: 19/01/2023 01:18

    O Lali Demagogue,Fikun do marrësh!..zgjeroje Parkun e Liqenit e boje park me Pemë te rruga e Kosovarëve,aty poshtë digës..! Enough is enough,basta Pallate ,Stop!

    Përgjigju
  • Mashtrues: 18/01/2023 20:50

    Mashtrues... i sollet te gjithe ne Tirane me propaganden komuniste, thua se do gjenin parajsen... per te bere 3 km duhet 1 ore me autobus... asnje shkolle nuk ndertove ne 10 vite ne njesine 5, e cila nese sta ka thene njeri ka 150 mije banore... po ske faj ti, faj kane delet qe votojne me sy mbyllur... 150 mije euro ka shkuar nje shtepi pa parking... mbase ti e ke me te thjeshte per ta blere, se te kursen mami

    Përgjigju
  • Armand: 18/01/2023 20:34

    Të kishte opozitë ky bojaxhiu pervers do ishte zhdukur me kohë andej nga ka ardhur, nga furriku i Sorosit

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/01/2023 19:59

    Kriminel mafioz, idiot pdykopat një sojë si shefi i Ndragetas Edvin shkjau shqipfolës

    Përgjigju
  • A. N.: 18/01/2023 19:16

    Nuk ke nevoje per shpenzime ne fushate sepse nuk ekziston opozita. Te ishte opozita sic duhej do i kishit marre nga amerika keshilltaret per marketing ashtu sic e keni bere edhe here te tjera. Tallu me tironsit sa te mundesh se te meritojne.

    Përgjigju
  • Beni: 18/01/2023 18:21

    sigurisht ti nuk perdor range, por volksvagen elektrive me e kushtuesgme se roveri. tu vec bluzat dhe kemisaht te kushtojne sa nje makine luksoze dhe del e na fle per fgushte pa shpoenzime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin