Zgjedhjet e 14 majit, Veliaj: Nevojitet unifikim i votës për Kryetarin dhe Këshillin Bashkiak! Të mbajmë ritmin e punëve të mira për Tiranën
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që krahas votës për kandidatin, të votojnë edhe për këshilltarët socialistë. Duke folur në ABC Neës, Veliaj tha se unifikimi i votës është e vetmja mënyrë për të mbajtur ritmin e këtyre punëve të mira për Tiranën.
“Dua t’u them qytetarëve se një kryetar bashkie, sado të punojë, të përpiqet, të ketë ambicie e vizione për të transformuar qytetin, nuk mund t’i realizojë dot këto nëse nuk ka vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak. Kur Këshilli Bashkiak ishte pre e koalicioneve, e negociatave pa fund, kur ti bllokoheshe me ditë të tëra, humbisje shumë kohë. Do të doja patjetër të kisha privilegjin dhe nderin e jetës sime të bëja edhe këtë mandat të fundit, në shërbim të qytetarëve të Tiranës, por nuk do vlente kjo nëse e njëjta votë nuk do ishte edhe për Këshillin Bashkiak. Parimi ynë është unifikimi i votës; votë për kryetarin dhe për këshillin Bashkiak të PS, si e vetmja mënyrë që ne mund të mbajmë ritmin e këtyre punëve të mira për Tiranën”, tha Veliaj.
Teksa renditi disa prej investimeve që priten të nisin këtë vit, Veliaj tha se sot Tirana është në ditët e saj më të mira.
“Sot Tirana është në ditët e saj më të mira, jo në ditët perfekte, por në ditët e saj më të mira. Para ca minutash u largua delegacioni i këngëtarit të famshëm grek, Argiros dhe ata që kishin qenë në Tiranë para ca vitesh nuk e dallonin dot, mendonin se kishin ardhur në një qytet tjetër, shumë më modern, shumë më perëndimor, njerëzit shumë herë më aktivë. Jeta publike shumë herë më prezente dhe e gjallë. Ndaj, edhe unë besoj që ne duhet të vijojmë këtë ritëm të Tiranës. Tirana vjet ishte Kryeqytet Evropian i Rinisë, tani është Qyteti Evropian i Sportit, vitin tjetër do jemi Presidenca e gjithë qyteteve të Ballkanit. Unë besoj që gjithë këto aktivitete e rrisin reputacionin e qytetit, vlerën e pronës dhe ekonominë tonë dhe që të vazhdojmë me këtë ritëm na duhet jo vetëm vota për kryetarin. Edhe për këshillin bashkiak që na liron duart të fokusohemi tek puna dhe na jep mbështetjen që na duhet për këto punë”, deklaroi Veliaj.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
49.2%
-
Jo
46.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 5547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Qeveria të na shpëtojë nga llumi i zi', banorët pranë lumit Ishëm kërkojnë pastrimin e plehrave! Masterplani i Mjedisit mbetet në letër
21 Shkurt, 14:21
-
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali pret Sekretarin e KiE-së, Alain Berset: Mbështetje për Shqipërinë në sundimin e ligjit!
21 Shkurt, 13:28
-
Tiranë/ Alarm i rremë për bombë në kolegjin 'Turgut Ozal”, krimi kibernetik heton kush fshihet pas e-mailit alarmues
21 Shkurt, 13:13
-
Shkodër, RENEA arreston Safet Bajrin e shoqëron në Tiranë me urdhër të SPAK! Fletëarrest edhe për krahun e tij të djathtë, Astmer Bilalin e kushëririn Behar Bajri
21 Shkurt, 12:46
-
'Mbështes SPAK, por diçka nuk shkon', Petro Koçi: Nuk mund të ketë kontroll mbi partitë politike! Republika jonë është parlamentare, nuk e luan topi!
21 Shkurt, 12:34
-
'Bën propagandë dhe nuk ke asnjë meritë', Rama i përgjigjet komentuesit në 'Sy m'Sy': Ngrita Tiranën nga varri! Kur e mori 'Këneta' me dhunë nuk punonte as Sahati (VIDEO)
21 Shkurt, 11:47
-
Tiranë/ Në hetim prej 3 muajsh, goditet grupi i trafiqeve të armëve! Arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim, sekuestrohen armë e municione! (EMRAT+VIDEO)
21 Shkurt, 10:45
-
Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për inceneratorin e Tiranës, shkak mungesa e një prej avokatëve mbrojtës
21 Shkurt, 10:31
-
'Nuk kam vjedhur as vrarë!' Veliaj zbërthen nga qelia akuzën për emërimin e gruas së Gentian Sulës tek ministria e Mirëqënies Sociale: Sajesë, zv/ministër të bën Qeveria
21 Shkurt, 10:28
-
Tenderat kur ishte drejtor i ARRSH-së/ Dashamir Xhika, anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë në SPAK për 1 orë e 40 minuta (VIDEO)
21 Shkurt, 09:56
-
Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë/ Dervishi në ‘Frontline’: Nisi fushatën elektorale! Kara: Ishte jashtë orarit zyrtar, foli si kryetar i PS
20 Shkurt, 22:40
-
Spahiu: Është ‘luks’ të garosh sot në politikë kur të arrestohen kundërshtarët politikë
20 Shkurt, 21:53