Zgjedhjet e 2021 më të shtrenjtat në histori edhe pse situatë COVID-i! 270 milionë lekë vetëm për fushatën elektorale

Fushata elektorale e vitit 2021 është më e kushtueshmja e zgjedhjeve parlamentare demokratike në historinë e vendit. Ky proces, i kushtoi buxhetit të shtetit këtë vit 205 milionë lekë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017.
Për zgjedhjet parlamentare këtë vit KQZ ka shpërndarë për partitë politike fillimisht 140 milionë lekë për 6 subjekte politike, ku pjesa më e madhe merret nga tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI. 
Konkretisht partia që aktualisht është në pushtet ka marrë nga KQZ, 63,417,047 lekë, ose rreth 1.5 milionë lekë më pak se totali i buxhetit që u shpërnda për të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Në vendin e dytë renditen demokratët me 38,911,887 lekë, të ndjekur nga LSI ka marrë më shumë se 20 milionë lekë. 
Fondit prej 140 milionë lekësh, Këshilli i Ministrave në datë 7 prill vendosi ti shtojë edhe 130 milionë lekë, me objekt shpërndarjen tek subjektet politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje. Kështu buxheti total që shkoi për partitë arriti në 270 milionë lekë. Ndikim në këtë vlerë kaq të lartë për fushatën, ka pasur edhe pandemia dhe nevojat që lindin për tu përshtatur me rregullat e distancimit social. Çdo shpenzim që do të kryhet nga subjektet duhet të justifikohet, në të kundërt fondet duhet të kthehen. 

Ndërkohë në zgjedhjet e vitit 2017, KQZ vuri në dispozicion të 18 partive politike vetëm 65 milionë lekë, fond që u nda në varësi të votave që kishin marrë në 2013.
Edhe në zgjedhjet e kaluara PS mori pjesën e luanit me mbi 28 milionë lekë, e ndjekur nga PD me 20,7 milionë lekë dhe LSI 7 milionë lekë.
Po i njëjti fond prej 65 milionë lekësh është shpërndarë për partitë politike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, ku edhe në këtë vit PS kryesoi listën me më shumë fonde 26,1 milionë lekë pasi ishte forcë e parë politike në vitin e 2009. KQZ në 2013 këtë buxhet e ndau për 66 parti politike të regjistruara në garë në atë kohë. Më shpalljen e fituesit të 2013 fondi u rishpërnda ku u rritën fondet për PS që fitoi dhe u ulën për partitë e tjera. 

Por ky proces zgjedhor nuk është i kushtueshëm vetëm për fushatën, por edhe për paratë që kanë shkuar për organizimin e votimeve. Në hartimin e buxhetit të vitit 2021 fillimisht qeveria vendosi 1 miliardë lekë në për mbështetjen e procesit zgjedhor, por në shkurt të këtij vitit KQZ-së ju dhanë edhe 3.42 miliardë lekë për të bërë të mundur identifikimin elektronik të zgjedhësve.
Në total buxheti për organizimin e zgjedhjeve, identifikimin elektronik dhe për fushatën ka arritur në 4,690 miliardë lekë ose rreth 38,227,143 euro. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017 kostoja për organizimin e tyre nga KQZ ishte 600 milionë lekë apo rreth 4,890,466 euro.

Fondet e rishikuara fushates 2013

Fondet e 2013

Fondet zgjedhje 2017

Fonde 2021

Shtim per fondet e 2021

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja