Zgjedhjet e 2025, Berisha mbledh Grupin e Tiranës: Sulm elektoral, të baltosemi rrugëve! Lubia Balluku firmosi 14 kontrata për 13 km rrugë, Rama në 'rreth të kuq'

Zgjedhjet e 2025, Berisha mbledh Grupin e Tiranës: Sulm elektoral, të baltosemi rrugëve! Lubia Balluku firmosi 14 kontrata për 13 km rrugë, Rama në 'rreth të kuq'

Sali Berisha, sot në takimin me grupin e punës në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë për dosjen “Partizani” prej më shumë se një viti nga SPAK, ka mbledhur sot grupin e punës për Tiranën, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

Ish-kryeministri kërkoi angazhimin dhe zbritjen në terren të grupeve dhe kontakte me qytetarët, si çelës të suksesit elektoral, teksa sulmoi mazhorancën dhe qeverinë për gjendjen ku ndodhet vendi.

“Kjo është betejë e rëndësishme. Të nisim sulm elektoral. Të baltosemi në rrugët e kryeqytetit dhe të jemi sa më të fortë për këtë betejë. Takimi me njerëzit është faktor suksesi. Me rëndësi mediat, ekranet, mediat sociale. Me rëndësi takimi me njerëz, faktor suksesi për fushatën”, tha Berisha para të pranishmëve.

Ai dha dhe direktivat dhe këshillat për Grupin e Punës në Tiranë, duke bërë krahasimet me fushatën në SHBA dhe sjellë si shembull faktin se si “u shemb gjigandi mediatik amerikan” që përkrahte dhe shpallte fituese Kamala Harris, kurse kundërshtari (Donald Trump) e fitoi duke bërë takime intensive në terren.

Më tej iu kthye situatës në vend, duke u fokusuar te ekonomia, që e cilësoi si të shkatërruar dhe në inflacion.

“Thelbi i fushatës do jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Jemi në realitet shumë të dhimbshëm, shkatërrimtar për njerëzit. Rumania nga 2013 e ka rritur rrogën të paktën 5 herë. Pensionet i kemi minimumi 30% më të ulëta se viti 2013. Inflacioni është 9 herë më i lartë se viti 2022. E shikoni se ku është katandisur, ky është shkaku absolut i largimit masiv të shqiptarëve. Ka një seri shkaqesh, por shkaku i shkaqeve është mospasja”, u shpreh ai ndër të tjera.

Ndërsa nuk i mungoi akuzat ndaj ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke thënë se ka firmosur 14 kontrata për 14 km rrugë.

“14 kontrata firmos lubia Belinda Balluku për 13 km rrugë për unazën e Tiranës. Ne kemi bërë Rrugën e Kombit 64 km vetëm për një kompani, për dy vite. Të Bradasheshit në Elbasan 11 muaj, një kompani. Nuk ka si mos ta denoncosh këtë, ajo merr një buldozer e skrap dhe duket sikur do punojë vetë dhe thotë do mbarojë brenda një viti, edhe pse e ka të shkruar se shkon deri në 2027...”, akuzoi ish-kryeministri.

Ai sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke kujtuar tre rezolutat e fundit për Shqipërinë dhe duke i kujtuar se është në 'rreth të kuq'. Berisha tha se 'për të rrëzuar regjimet ka vetbm dy rrugë, me armë ose mosbindje civile'.

“Edi Rama është në rreth të kuq. Tre rezoluta për Shqipërinë. Shqiptarët t’i çlirojmë nga ky regjim me mosbindje civile. E kam thënë, dy rrugë ka për të rrëzuar regjimet, ose me armë, ose me mosbindje civile! Ne nuk jemi për gjakderdhje dhe armë, jemi për mosbindje civile. E sollëm deri këtu, tani është hapi drejt fitores”, nënvizoi kreu i PD.

Ish-kryeministri kërkoi edhe takime të grupit me bizneset e vogla, ndërsa vuri theksin te çmimet e larta të energjisë elektrike dhe përpjekjeve për ta rritur atë të ujit.

“Fokusohuni te biznesi i vogël, takohuni me ta. Kanë vendos ta dyfishojnë çmimin e ujit, çmimin e energjisë ia shesin shumë lartë qytetarëve. Ne do e ulim çmimin e energjisë elektrike. Energjia e rinovueshme po funksionon, kjo është strategjia jonë”, tha ai.

Partia Demokratike ka caktuar aktualisht drejtuesit politikë të PD për qarqet në zgjedhjet e ardhshme, si dhe grupet mbështetëse të tyre.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Pashë Berisha: 11/12/2024 10:22

    Në zgjedhje une fitoj gjithmonë, por sigurisht qe nuk mund të fitojmë të gjithë. Gjithkush për vete zoti për të gjithë.

    Përgjigju
  • tiku: 10/12/2024 20:23

    O shpellarë që i shkoni pas kriminelit non grata a nuk e kuptoni që me këtë vrasës kurrë nuk do të fitoni,është bërë non grata nga dy vendet më të fuqishme në botë dhe kjo damkë nuk do ti hiqet dhe në varr do ta ketë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur

Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur