Tirane- Për herë të parë të drejtën e votës vitin e ardhshëm pritet ta kenë edhe emigrantët, të cilët do të votojnë atje ku ndodhen pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri. Për të bërë të mundur regjistrimin e diasporës dhe për realizuar prokurimet për sistemet e identifikimit elektronik për zgjedhjet e 2025-ës, qeveria i ka akorduar një fond shtesë prej 351 milionë lekësh Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e këtij viti.
“Shtesa e fondeve për KQZ-në, me qëllim avancimin në vitin 2024 të procedurave të prokurimit për zgjedhjet e përgjithshme 2025 dhe garantimin kësisoj të implementimit në kohë të fondeve buxhetore për këtë proces, thuhet në relacionin e rishikimit të buxhetit të këtij viti.
Me këtë shtesë, 250 milionë lekë do të përdoren vetëm për përgatitjen për zgjedhjet, dhe 101 milionë lekë do të shpenzohen për planifikim, menaxhim e administrim brenda institucionit.
Buxheti i KQZ me këtë rishikim është më shumë se dyfishuar, nga 300 milionë lekë që ishte në 651 milionë lekë. Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare miliona planifikohen edhe për vitin e ardhshëm. Referuar shifrave të Ministrisë së Financave, në buxhetin e vitit 2025 do të caktohen 2 miliardë lekë si fond rezervë për organizimin e zgjedhjeve.
Këto fonde sipas dokumenteve të Ministrisë së Financave do të sigurojnë edhe implementimin e votimit elektronik, numërimit elektronik dhe të sistemit elektronik të identifikimit të votuesve në zgjedhjet e 2025.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë kërkesë pranë Ministrisë së Financave për një fond ekstra për zgjedhjet e 2025-s në total afro 4.6 miliardë lekë për shtimin e pajisjeve për votim-numërim-identifikim elektronik, si dhe për shpërblimin e anëtareve të KZAZ, KQV, GNV dhe trajnuesve te tyre, apo për punonjësit e përkohshëm për zgjedhjet qendrore të vitit 2025.
BUXHETI I KQZ
Ishte 300,007 lekë
Bëhet 651,007 lekë
Rritja +351,000 lekë
K.T./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
74.2%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 3633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
12 drejtuesit e Berishës ngjallin pakënaqësi! Harxhi: Turp që s'ka asnjë grua! Spaho gënjehet nga Noka
5 Shtator, 14:12
-
Plas tek demokratët/ Anëtarësia e zhgënjyer me listën e Berishës për drejtuesit e qarqeve! Ish kreu i PD në Lezhë: S'u pyetëm për Gjekmarkajn, pazare për interesa personale
5 Shtator, 13:09
-
‘Plas’ në PD/ 'Turp që s’kemi asnjë grua drejtuese qarku', Edit Harxhi përplaset me Bardhin: S’keni bërë aksion për të liruar Berishën
5 Shtator, 12:41
-
Namir Lapardhaja: Pasi e shkatërruan PD me justifikimin ‘Basha shiti zgjedhjet’, tani po bëjnë gati humbjen me motivin ‘Rama do na vjedh zgjedhjet’
5 Shtator, 12:35
-
SPAK po heton dy tendera të KQZ, kompania Smartmatic për Report TV: Nuk na shqetëson hetimi! Prokurimi u përshtat me kuadrin ligjor
5 Shtator, 10:25
-
Ylli Pata: Gaz Bardhi në Fier e Luçiano në Shkodër, shkaqet e listës pa sens të Berishës
4 Shtator, 21:58
-
Mero Baze: Sikur na thatë që opozita i shiste zgjedhjet
4 Shtator, 20:53
-
Zgjedhjet 2025/ Berisha në arrest shtëpie mbledh kryesinë: Protesta deri në krijimin e qeverisë teknike! Noka e Paloka në krye të fushatës! Caktohen 12 drejtuesit në qarqe
4 Shtator, 18:37
-
Sondazhi i Zaloshnjës: PS do të merrte sot 385 mijë vota më shumë se PD! Për kë votojnë emigrantët
4 Shtator, 10:43
-
Studio Live/ Korreshi: Parlamenti me Elisën, dasëm e re me muzikë të vjetër! Burimi: Opozita po kërcënon me destabilizim në prag të zgjedhjeve
3 Shtator, 18:00
-
Zgjedhjet 2025, larg duarve të 'Smartmatic' për identifikimin elektronik! KQZ s'ka më kohë për votimin elektronik në 5 qarqe, shanset janë për 3
3 Shtator, 12:45
-
Qeveria amerikane vë nën akuzë për korrupsion Smartmatic, pagoi 1 mln dollarë ryshfet për kryetarin e KQZ-së në Filipine
26 Gusht, 22:23