Zgjedhjet e 25 prillit, Kisha Ortodokse: Të zgjedhim njerëz të pastër dhe që kanë aftësinë për ta çuar vendin para

Zgjedhjet e 25 prillit, Kisha Ortodokse: Të zgjedhim njerëz të pastër dhe që kanë aftësinë për ta çuar vendin para

Kreu i kishës Orthodhokse Autoqefale

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton të gjithë besimtarët e saj dhe të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të marrin pjesë në votime në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një mesazhi, kryepeshkopi Anastas shton se duhet të zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi.

'Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse. E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi. Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur. Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar. Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto. Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara. Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne.'- thuhet në mesazhin e Kishës Autoqefale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK