Pas Kukësit, Komisioni Qendror Zgjedhor do të miratojë nesër tabelat për rezultatin e votimit në 11 qarqet e tjera. Në mbledhjen që pritet të zhvillohet nesër në orën 15:00, pritet që të miratohet tabela për rezultatin e votimit në zonat zgjedhore për 11 qarqe, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.
Konkretisht KQZ do të miratojë rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastrën. Sakaq KQZ ka miratuar pak ditë më parë rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët.
Në qarkun e Kukësit, PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %, ndërsa në mbledhjen e KQZ nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike për rezultatin.
'Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike diten e Marte, dt. 04.05.2021 ne oren 15:00.
Rendi i dites:
Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Berat, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";
2. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";
3. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";
4. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";
5. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";
6. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Elbasan, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";
7. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";
8. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Korçë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";
9. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";
10. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Fier, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";
11. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Lezhë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";'- njofton KQZ.