Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar ekipin e ri drejtues në Durrës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zyrtarizuar strukturën drejtuese dhe shtabin drejtues të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit në Durrës.

 Përmes një shkrese zyrtare zyrtare, LSI ka caktuar Kontjana Kuçin kryetare të LSI-së në Durrës, ndërsa nën kryetarë janë caktuar Bujar Dhima dhe Eno Karapici.

Ndërkohë që Ervis Vata është vendosur Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së në Bashkinë e Durrësit.

Më herët Kryemadhi deklaroi se LSI do të dalë forca e parë drejtuese në Durrës dhe po përgatiten fuqishëm për fushatën zgjedhore, sipas saj për t'i 'thyer hundën' Edi Ramës.