Teksa votimi dhe numërimi elektronik do të shtrihet në ZAZ nr 40 në Kryeqytet, identifikimi biometrik për zgjedhjet e 25 prillit është shtrirë në të gjithë vendin. KQZ vendosi sot që përdorimi i pajisjes së identifikimit elektronik të bëhet nga persona të trajnuar dhe apartikë që do të përzgjidhen nga nënkomisionerja Pelinku, nëpërmjet disa kritereve. KQZ brenda 24 orëve do të hapë thirrjen për përzgjedhjen e 5200 personave të cilët do të përdorin pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve (PEI).
Mes kritereve që duhet të plotësojnë operatorët teknikë renditen: arsimi i mesëm, e drejta për të qenë zgjedhës, të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, të mos jetë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike, të paktën tre vitet e fundit; të mos ketë qenë i përfshirë publikisht në veprimtari dhe aktivitete politike dhe elektorale për llogari të një subjekti zgjedhor në 5 vitet e fundit, të ketë njohuri dhe aftësi minimale të përdorimit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit si kompjuter, smartphone, etj.
Komisioni Rregullator në KQZ vendosi që operatorët teknikë do të votojnë në qendrat e votimit ku janë caktuar për të monitoruar pajisjen teknologjike për të shmangur ndërprerjen e punës.
Nëse operatorët teknikë bëjnë deklarim të rremë të të dhënave do të mbajnë përgjegjësi penale ose administrative, ndërsa shpërblimi që do të marrin operatorët për punën do të jetë 9 mijë lekë.
Lajmi kryesor:
KQZ regjistron koalicionin e PD-së, 'Aleanca për ndryshim' dhe përcakton ZAZ 40 për votimin dhe numërimin elektronik
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1071
Lajme të tjera
-
Auditimi i fondeve për 2022/ KQZ gjobit 108 parti politike! PD e PS nga 60 mijë lekë gjobë, ‘shpëton’ Partia e Lirisë
9 Prill, 17:02
-
20 mijë qytetarë nuk dalin dot nga banesa për të votuar, KQZ: Merrni masa ligjore, dërgoni kutitë e votimit në shtëpi
3 Prill, 13:29
-
Larg debatit për Himarën, Celibashi për Report Tv: Për ne çështja mbaroi me shpalljen e rezultatit! Apel politikës: Jeni vonë për votën e diasporës
29 Mars, 15:39
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm në 3.88% të qendrave të votimit s’funksionoi teknikisht identifikimi elektronik, por u krye ai fizik
14 Mars, 14:50
-
KQZ: Identifikimi elektronik dështoi në 12% të qendrave të votimit
13 Mars, 22:19
-
Shmanget përplasja me grupin e Rithemelimit, nesër mblidhet online Komisioni i Reformës Zgjedhore! Në seancë dëgjimore KQZ
26 Shkurt, 14:42
-
Rithemelimi pa lekë, partitë politike marrin 345 mln lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2024! ‘Torta’ ndahet mes PS-së dhe PD-së
20 Shkurt, 12:11
-
Fondet vjetore, 345 mln lekë për partitë për vitin 2024! ‘Torta’ ndahet mes PS-së dhe PD-së, Rithemelimi mbetet pa financim
16 Shkurt, 15:08
-
Fondet e fushatës, KAS pranon pjesërisht kërkesën e 2 partive politike
12 Shkurt, 15:20
-
I dënuar me burg për trafik droge, KQZ i thotë 'JO' kandidaturës së këshilltarit të PDIU-së në Shijak
2 Shkurt, 13:24
-
Reforma Zgjedhore, Celibashi thirrje partive: Realizoni ndryshimet sa më shpejt! S’ka votim elektronik në 5 qarqe nëse s'keni konsensus deri në fund të shkurtit
31 Janar, 11:23
-
'Berisha nuk ekziston', Celibashi letër partive për reformën zgjedhore: Adresoni ‘herësin’ e votën e emigrantëve! Përgjigje brenda shkurtit nëse zgjerohet votimi elektronik
15 Janar, 13:42